11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

formën. Prandaj tek ne kanë arritur mijëra

gjëra. Një nga shqetësimet kryesore të

shkencës dhe filozofisë duhet të jetë mënyra

se si të zbulojë origjinën e shkakut të parë ...

(Seria 11, Durrësi: mbijetesa në kushtet

ekstreme dhe erozioni gradual)

Meqenëse kjo temë është trajtuar në

mënyrë specifike dhe gjerësisht në artikullin

e Forum A+P 5: “Qyteti dhe dialektika e

vetëkrijimit”, këtu po mjaftohem vetëm me

përkujtesën e kësaj alternative si një qasje

e rëndësishme në vendimmarrjen ndaj

kontekstit.

Evolucion i formës dhe i kontekstit: tërësi

unike ... nuk ka më as të vjetër, as të re dhe as

kontrast figurë sfond

Në këtë kuptim, po ta shtyjmë edhe pak

më tej mendimin, mund të flasim jo vetëm

për vazhdimësi të formës dhe ndryshim të

funksioneve, por edhe për transformim të

një forme bazë në kuptimin e evolucionit të

formës. Forma bazë mund të konsiderohet

si një nga shtresëzimet e territorit që

mund të pasuronte më tej domethëniet e

tij, jo detyrimisht vetëm përmes zhdukjes

apo përmes ruajtjes, por “mirëpritjes” së

proceseve transformuese, të cilat do të

rezultonin në një situatë të transformuar /

evoluar në krahasim me atë të mëparshmen.

Kjo do të çonte edhe në një kuptim

krejtësisht të ri të “objektit” të parë dhe në

raporte të ndryshuara me kontekstin, apo

në një kontekst krejtësisht të ri. Ky koncept,

që merr parasysh evolucionin është një

koncept krejtësisht i ndryshëm nga ai i

“tabula rasës” së modernistëve që krijonte

“zona të izoluara”, në të cilat kontrasti

“figurë-sfond” midis ndërtesave dhe tokës

i bazuar në principe funksionaliste dhe

ahistorike, krijonte mosvazhdimësinë /

“ndërprerjen” me pjesën tjetër të qytetit.

G. Deleuze në punimet e tij flet

për konceptin e “ndryshueshmërisë” /

transformueshmërisë (becoming) të kuptuar

si kombinimi i procesit të diagnostikimit

dhe krijimit. Transformueshmërinë ai e

lidh me konceptin e të qënit/egzistencës 13

dhe kjo është një alternativë e konceptit,

sipas të cilit, format kanë raporte fikse

midis tyre. Ai sjell konceptin e filozofisë

së ndryshueshmërisë, si thelbi i realitetit

i cili është gjithmonë në fluks. Kështu,

tipari kryesor i mjedisit do të ishte procesi

i të ndryshuarit. Në këtë kontekst ai flet

edhe për ndryshueshmëri kreative (kreative

becoming), e cila kombinon komponentin

pasiv të ndryshueshmërisë që është

gjithmonë prezent nga procesi i përhershëm

i ndryshueshmërisë me komponentin aktiv

të procesit të jetësuar nga njeriu. Ky është

edhe rasti kur një arkitekt ndikon mbi këtë

“ndryshueshmëri të vendit” konkret.

Këto ide të Deleuzes në arkitekturë

që kanë të bëjnë me raportet figurë -

sfond (ky i fundit i kuptuar si ndëveprimi

midis kontekstit hapësinor të ndërtesave:

linjave të komunikimit, levizjeve, hyrjeve,

hapësirave dhe kufizimeve; dhe të vetë

ndërtesave), janë krejt të ndryshme jo

vetëm nga ato të modernistëve, por

edhe nga ato të kontekstualizmit figurësfond

të postmodernistëve. Nëse këta të

fundit vendosin më shumë theksin tek

vazhdimësia uniforme historike, koncepti

i Deleuzes i provuar edhe nga Esenmani

vendos theksin tek evolucioni i kontekstit

/ transformueshmëria. Sipas konceptit të

13 James Williams: Deleuze’s Ontology and Creativity:

Bacoming in Architecture (Pli 9 (2000),

200-19).

31

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!