11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

në kolonizimin italian në shekullin e kaluar.

Tripoli bashkëkohor, por mbi të gjitha, Medina

janë rezultat i influencës dhe mbivendosjes së

kulturave të ndryshme, aq sa mund te flasim

për një qytet vertikal të shtresëzuar, ku dy

shtresat kryesore janë qyteti romak dhe ai

arabo-islamik.

Tripoli - qyteti romak

Në shek.I p.e.re Tripoli u pushtua nga

romakët, të cilët e përfshinë në provincën

afrikane dhe e quajtën Regio Syrtica. Rreth

shek. III p.e.re provinca u njoh si Regio

Tripolitana, për shkak të tri qyteteve kryesore:

Oea, Sabrata dhe Leptis.

Gjatë periudhës romake urbanistika e

qytetit karakterizohej nga sistemi i rregullt

kardo dhe dekuman. Arteriet e Tripolit të

hershëm me origjinë romake, zgjaten sipas

dy drejtimeve kryesore dhe kryqëzohen nën

harkun e Mark Aurelit ( prezent edhe sot).

Kjo duhet të ishte edhe qendra e qytetit

romak, sheshi kryesor.

Gjurmët e transeve dekumane

dëshmojnë për një sistem rrugësh paralele me

aksin kryesor, të orientuara nga deti, i cili ka

qenë gjithmonë burim jete për qytetin. Nga

qyteti romak sot mbeten vetëm disa shenja të

sistemit urban dhe i vetmi monument është

Harku i Mark Aurelit. Ndërtesat publike dhe

banesat janë të një periudhe më të vonshme.

Tripoli - qyteti arabo-islamik

Gjatë pushtimit arab të shek. VII qyteti

u transformua në një aglomerat shtëpish

kompakte, me rrugë me dredha, nga hapen

fare pak dritare. Rrugët e qytetit mysliman

shpesh lidhen me rrugica qorre, te errëta dhe

të ngushta ( cul de suc), qe krijojnë akses të

drejtpërdrejtë për banesat, të cilat marrin

dritë dhe ajër, jo nga rruga, por nga oborret

e brendshme.

Qyteti kthehet në një agregat shtëpish

që nuk e shfaqin jashtë formën dhe rëndësinë

e tyre. Rregullsia e qytetit helen dhe romak

braktiset tashmë, në favor të një sistemi urban

më kompleks, që i përngjan strukturës së një

labirinti, dhe si labirinti duhet parë nga lart

për të kuptuar rregullin.

E parë nga lart, Medina ngjan si nje

masë e vazhduar, uniformisht e vrimuar (

nga oborret e brendshme). Kalimet urbane

kanë karakteristike harqet, kontrafortët dhe

sabatt-et ( kalime mbi rrugë nga banesa në

banesë). Janë pikërisht këto elemente që i

japin vazhdimësi sistemit konstruktiv dhe

përcaktojnë një sistem kompleks kalimesh në

disa nivele.

Dorina Papa ka kryer studimet në

Arkitekturë në universitetin “ Gabriele

D’Annunzio” në Pescara dhe është diplomuar

në vitin 2007 me një temë diplome në

“Projektim urbanistik dhe kompozim

arkitektonik” me temë “ Rikuperimi dhe

transformimi i boshllëqeve urbane në

Medinën e Tripolit, Libi” .

Pas një eksperience gjatë periudhës

së studimit në studio inxhinierie dhe

arkitekture në Pescara dhe Chieti u

kthye në Shqipëri, ku punon në sektorin e

Urbanizimit pranë Aluiznit të Qarkut Durrës.

Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon edhe me

EPStudio Projekt në Durrës.

Nga viti 2008 është asistente pedagoge për

lëndën e Studios në Universitetin Polis.

115

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!