05.05.2013 Views

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

Kujdesi spitalor për fëmijë - ICHRC

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

FëmijëT Që ParaQiTEn mE gjEndjE EmErgjEnTE

— Nëse fëmija është zgjuar, mbaje ngrohtë dhe jepi 10% glukozë (10 ml/kg)

përmes gojës apo tubës nazogastrike dhe vazhdo menjëherë me vlerësimin

dhe trajtimin e plotë. Shih Kapitulli 7 (faqe 177) për detaje.

Vërejtje: Kur jep lëngje IV, trajtimi për shok ndryshon prej atij për fëmijën e ushqyer

mirë. Kjo për shkak se shoku nga dehidrimi dhe sepsa është e mundur të shoqërojnë

njëri tjetrin dhe këto është vështirë të diferencohen vetëm në bazë klinike. Fëmijët me

dehidrim përgjigjen në lëngjet IV (frekuenca e frymëmarrjes dhe pulsit bjen, rimbushja

kapilarike shpejtohet). Ata me shok septik dhe pa dehidrim nuk do të përgjigjen. Sasia

e lëngjeve të dhëna duhet përcaktuar sipas përgjigjes së fëmijës. Shmangiu tejhidrimit.

Përcille pulsin dhe frymëmarrjen në fillim dhe çdo 5–10 minuta, për të kontrolluar nëse

ka përmirësim ose jo. Vërej se lloji i lëngut IV gjithashtu mund të dallojë në kequshqyeshmërin

e rëndë dhe shpejtësia e infuzionit është më e ngadalshme.

Të gjithë fëmijët e kequshqyer rëndë kërkojnë vlerësim dhe trajtim të shpejtë, për t’u

përballur me problemet serioze, siç janë hipoglikemia, hipotermia, infeksioni i rëndë,

anemia e rëndë dhe problemet që mund të çojnë në verbërim sysh. Është njësoj e

rëndësishme që të ndërmerret aksion i shpejtë, për të parandaluar disa prej këtyre

problemeve, nëse ato nuk kanë qenë të pranishme në kohën e pranimit në spital.

1.4 Elementet diagnostike të fëmijëve, që paraqiten me

gjendje emergjente

Teksti vijues siguron udhëzimet për qasje në diagnozë dhe diagnozë diferenciale

të gjendjes prezantuese, për të cilën është siguruar trajtimi emergjent. Pasi të

kesh stabilizuar fëmijën dhe t’i kesh ofruar trajtimin emergjent, përcakto shkakun

themelor të problemit, për të qenë në gjendje që të ofrosh trajtim kurativ specifik.

Listat dhe tabelat vijuese sigurojnë disa udhëzime, të cilat ndihmojnë me diagnozë

diferenciale dhe janë plotësuar me tabelat në Kapitullin simptomë specifik.

1.4.1 Fëmija që paraqitet me ndonjë problem në rrugët e frymëmarrjes

apo frymëmarrje të vështirësuar

anamneza

• Fillimi i simptomave: të zhvilluara ngadalë apo me fillim të papritur

• Episode paraprake të ngjashme

• Infeksion të traktit të sipërm respirator

• Kollë

— kohëzgjatja në ditë

• Anamneza e asfiksionit

• Prezentë që nga lindja, apo e fituar

• Statusi i imunizimit

— BCG, DTP, MMR (vazhdon në faqen 21)

19

1. VTTE

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!