13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

"Pa dyshim, Ne ia treguam atij rrugën e drejtë! Po të dojë të jetë falenderues, po tëdojë, mosmirënjohës!" 323"Ne atij i treguam dy rrugë!" 324"Kush e pastron veten nga të këqiat, ka shpëtuar, kurse kush e fundos në të këqia, kahumbur!" 325"Kush bën një të mirë, e ka për vete; edhe kush bën një të keqe, e ka për vete! Allahunuk u bën kurrë padrejtësi krijesave të Tij!" 326Atëherë, edhe ne, duke e njohur përgjegjësinë tonë si krijesa të Allahut, do të bëjmë gjëra tëdrejta, të mira, të bukura e të dobishme dhe do të largohemi nga gjërat e shtrembra, të këqia, tëshëmtuara e të dëmshme. Kështu, do të përpiqemi që në jetën e pasme të përballemi me gjëra tëbukura dhe të shpërblehemi!D. PIKEPAMJET MBI KADERIN DHE KAZANELidhur me çështjen në se njeriu zotëron apo jo një vullnet të lirë, ndërsa sunnitët ndjekin njërrugë të mesme e të matur larg qëndrimeve të skajshme, xhebritët (fatalistët) kanë pretenduar senjeriu nuk ka vullnet dhe mundësi zgjedhjeje, se aktet e tij, si të ishte një gjethe e thatë përballëerës, i kryen si zbatues i detyruar i vullnetit të Allahut. Kurse shkolla mutezilite-kaderite epozicionuar në mënyrë diametralisht të kundërt me xhebritët, pikëpamja e të cilëve nuk përputhetme botëkuptimin islam mbi përgjegjësinë e njeriut, ka mbrojtur pikëpamjen se njeriu zotëron njëliri vullneti absolute, se, për rrjedhojë, aktin e zgjedhur me vullnetin e vet të lirë, e krijon (erealizon) me fuqinë krijuese që ia ka dhënë Allahu. Edhe kjo pikëpamje, me që e cilëson edhenjeriun (robin) krijues (sikurse Zoti), është larguar nga maturia duke shkarë në qëndrim tëskajshëm. Kështu, ndërsa xhebritët e pranojnë kaderin, mutezilitët dhe kaderitët e mohojnëkaderin ose pranojnë një koncept kaderi në dorë të njeriut.Aktet e njeriut janë dy llojesh:1. Akte të detyrueshme (të pavullnetshme)2. Akte të vullnetshmeAkteve të tilla si frymëmarrja, rrahja e zemrës, tretja, etj. që janë reflekse të pavetëdijshme,quhen akte të pavullnetshme. Vullneti i njeriut nuk luan asnjë rol në to. Për rrjedhojë, njeriu nukështë përgjegjës për to. Të gjitha shkollat filozofike e juridike janë të një mendimi se akte të tillajanë rezultat i përcaktimit dhe krijimit hyjnor.323 Kur'ani, Insan: 3.324 Kur'ani, Beled: 10.325 Kur'ani, Shems: 9-10.326 Kur'ani, Fussilet: 46.127

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!