13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

I. Argumentet fetareArgumenti, premisat e të cilit mbështeten në ajete dhe hadithe, quhet argument fetar (diní)ose i përcjellë (naklí). Për shembull, fjalitë në vazhdim janë argumente fetare: "Ai që nuk ezbaton urdhrin e Allahut, është rebel dhe çdo rebel e ka bërë hak zjarrin e xhehennemit!" SepseAllahu i Lartë ka thënë në Kur'an:"... A i dole kundër urdhrit tim?" 353 "... Për atë që i del kundër Allahut dhe tëdërguarit të Tij, ka zjarr xhehennemi!" 354Që argumentet fetare të mund të përdoren në çështjet e besimit, duhet edhe të jenë tëbazuara, edhe të formës së prerë si kuptim. Të tilla janë ajetet me kuptim të drejtpërdrejtë(muhkem) si dhe hadithet me kuptim të drejtpërdrejtë dhe të njohur e të pranuar njëzëri(muhkem-mutevatir). Të tjerat, ajetet dhe hadithet e figurshme (muteshabih) si dhe hadithet mekuptim të drejtpërdrejtë por që, të përdorura nga një ose dy-tre as'habe, nuk janë miratuar ngashumica, pra dhe s'janë ngjitur në nivelin e haditheve të njohura e të miratuara njëzëri(mutevatir), nuk mund të përdoren në çështje të besimit si argumente të formës së prerë. Me anëtë këtyre nuk mund të përcaktohet një parim besimi, nuk mund të arrihet në përfundim për dikëqë është besimtar apo mohues.II. Argumentet racionale (aklí)Argument racional quhet argumenti që mbështetet në arsyen. Për shembull, fjalitë nëvazhdim janë argumente racionale: "Gjithësia është e ndryshueshme; çdo gjë e ndryshueshmeështë e krijuar pas." Sepse ne, ndryshueshmërinë e gjithësisë dhe krijimin pas të një gjëje tëndryshueshme e njohim në mënyrë racionale pasi e kapim (përceptojmë) me anë të organeve tëshqisave dhe e përpunojmë me anë të arsyes. Argumenti racional i formës së prerë është quajturedhe "provë" (burhan) dhe "provë udhërrëfyese" (huxhxhet).Argumentimi (arsyetimi) bëhet në tre mënyra:a. Nga e tëra te pjesa dhe nga shkaku te pasoja. Kjo quhet "deduksion" ose "metoda eargumentimit deduktiv". Për shembull: "Të gjithë njerëzit janë të vdekshëm. Aliu është njeri.Atëherë, edhe Aliu është i vdekshëm."b. Nga pjesa te e tëra dhe nga pasoja te shkaku. Kjo quhet "induksion" ose "metoda eargumentimit induktiv". Për shembull: "Aliu, Hasani, Nuriu janë të vdekshëm. Aliu, Hasani,Nuriu janë njerëz. Atëherë, të gjithë njerëzit janë të vdekshëm."c. Nga pjesa në pjesë duke u udhëhequr nga ngjashmëritë mes tyre. Kjo quhet "analogji" ose"metoda e argumentimit analogjik". Për shembull: Aliu është njeri. Aliu është i vdekshëm.Hasani është njeri. Atëherë, Hasani është i vdekshëm."353 Kur'ani, Taha: 93.354 Kur'ani, Xhin: 23.171

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!