13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Allahut”, unë e vrava. Pastaj, kjo ngjarje më vuri në mendim dhe, në kthim, ia tregova atij. IDërguari i Allahut më pyeti:“E kush ka për të të shpëtuar ty ditën e kiametit nga thënia e tij “Nuk ka zot tjetër veçAllahut”?Unë iu përgjigja: “Ai e tha atë fjalë nën frikën e shpatës!”Atëherë, i Dërguari i Allahut më qortoi ashpër:“A mos vallë ia hape gjoksin e pe se ç’kishte në zemër? E si e kuptove se fjalën “La ilaheil’lallah” e tha jo me sinqeritet por me frikën e shpatës?”Dhe e përsëriti aq shumë këtë qortim, sa që desha më mirë të mos isha bërë musliman gjeratë çast e të mos më kishte ndodhur kjo gjë!” 58Disa muslimanë ekstremistë, megjithë paralajmërimet dhe këshillat e Profetit e të dijetarëvesunnitë që ecin në rrugën e tij, i akuzojnë disa njerëz dhe grupe të tjera për mohim. Shkaqetkryesore që i shtyjnë njerëzit për akuzë të pavend, janë mosdija, fanatizmi, mungesa emirëkuptimit, palejueshmëria ndaj të tjerëve, interesi dhe mendimi se akuza për mohim është njëarmë imediate (me veprim dhe rezultat të atypëratyshëm) për ta dënuar palën kundërshtare.Në çështjet e besimit, duke i dhënë informacion dhe njohuri xhemaatit (bashkësisë) si dheduke i ftuar njerëzit në besim, duhet ndjekur metoda e Kur’anit ku, lidhur me metodën e ftesës sënjerëzve në fe, urdhërohet kështu: “(O i Dërguar) Ti fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhekëshillë të mirë dhe debato me ta në formën më të përshtatshme...” 59 Ftesë me urtësi do tëthotë që, atij që kërkon të vërtetën, t’ia parashtrosh dhe shpjegosh se ç’është besimi i drejtë dhepuna e mirë. Atyre që, megjithëse e pranojnë të vërtetën, shkojnë pas dëshirave të egos (vetvetes),u jepen këshilla të bukura. Kurse me ata që nuk e pranojnë besimin e vërtetë as me këshilla, hyhetnë diskutime e debate në përputhje me nivelin e tyre.Temat dhe çështjet e besimit Profeti i ka parashtruar dhe shpjeguar në kushte të ndryshme,ndryshe. Disa herë duke u bërë pyetje shokëve (sahabeve), disa herë duke ua tërhequr vëmendjen,herë duke i përsëritur gjërat e herë duke përdorur simbole. Disa herë ai u është përgjigjur pyetjeveme pyetje, siç ka ndodhur që, shokut që e ka pyetur se kur do të ndodhë kiameti, i është drejtuarduke e pyetur: “Ç’përgatitje ke bërë ti për kiametin?” 60 Pyetjeve të drejtuara ndaj tij lidhur meçështjet e besimit, Profeti u është përgjigjur një për një. Një ditë, një person i ardhur ngashkretëtira (beduin), i ka drejtuar Profetit një sërë pyetjesh, si “Kush e ka krijiuar qiellin?”, “Kushe ka krijuar tokën?”, “Kush i ka vendosur këto male?”, etj. Dhe Profeti u është përgjigjur meradhë, duke thënë “Allahu!” “Thuaj, atëherë, - e ka pyetur beduini, - për hir të krijuesit të qiellit etë tokës e të atij që i ka ngulur këto male këtu, Allahu të ka dërguar ty?” Dhe Profeti, në mënyrëkrejt të qetë, i është përgjigjur: “Po, Allahu më ka dërguar!” 6158 Muslim, Iman, 41; Ebu Davud, Xhihad, 95; Ibni Maxhe, Fiten, 1.59 Kur’ani, Nahl: 125.60 Buhari, Fedail, 6.61 Muslim, Iman, 10.23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!