13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shkrimi, ulja e ngritja, falja apo mosfalja e namazit, kryerja e një pune të mirë apo të keqejanë akte që ne i zgjedhim dhe i kryejmë me vullnetin tonë të lirë, prandaj janë akte tëvullnetshme. Sipas sunnitëve, për kryerjen e këtyre akteve ne s'ndodhemi nën ndonjë presion,detyrim apo shtrëngim. Ndërkaq, me që është Allahu që na krijon ne dhe aktet tona, është prapëAi që krijon (realizon) të dy llojet e akteve tona. Në një ajet thuhet: "Allahu ka krijuar edhe ju,edhe bëmat tuaja!" 327 Kurse në një ajet tjetër thuhet: "Allahu është krijuesi i çdo gjëje!" 328Me që edhe akti i njeriut përfshihet në kategorinë "gjë" (qenie dhe objekt), edhe krijuesi i aktevetona të vullnetshme është Allahu. Ja, pra, sipas sunnitëve, aktet e njeriut, qofshin këto tëpavullnetshme (të detyrueshme), qofshin të vullnetshme, realizohen me anë të dijes, vullnetit,përcaktimit, fuqisë dhe aktit krijues të Allahut dhe futen në kaderin e njeriut. Parapëlqimi dhezgjedhja nga njeriu, krijimi nga Allahu!Lexim letrar: KADERI DHE NJERIUAllahu i Lartë u ka dhënë robve vullnet aq sa ç'e kanë përgjegjësinë dhe, përgjegjësi,aq sa ç'e kanë vullnetin. E kanë shumë gabim disa njerëz të cilët, duke thënë "më qenka shkruarpër keq", nxjerrin nga mendja e vet disa përfundime e kërkojnë të ikin nga përgjegjësia në jetëdhe që sillen në kundërshtim me qëllimin e krijimit të tyre.Po të mos ishte kështu, Allahu që është Rahman (Mëshirues) dhe Rahim (Bamirës) nuk dot'u ngarkonte robve të vet ndonjë përgjegjësi dhe nuk do t'u kërkonte llogari në se i zbatuan apo jourdhrat dhe ndalimet e veta. Fakti që Allahu u ka ngarkuar robve, krijesave të veta përgjegjësidhe dhënie llogari, tregon se Ai u ka dhënë atyre vullnet dhe fuqi për të mund të bërë atë qëdëshirojnë, në atë nivel që i bën me përgjegjësi. Atyre që s'munden ta shohin këtë të vërtetë, poetiXhelaleddin Rumi u bën zë kështu nga bota e mendimit:"Po qe se robi tregon nënshtrim ndaj kaderit dhe kazasë, shpërblimi i tij bëhet fitimi ipëlqimit të Allahut. Për ata që e shohin këtë pëlqim, kaderi dhe kazaja është e ëmbël si ëmbëlsira,fytyrat ua bën të qeshura!327 Kur'ani, Saffat: 96.328 Kur'ani, Zumer: 62.128

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!