13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2. Kalifati nuk futet në çështjet që u lihen pëlqimit dhe zgjedhjes së muslimanëve, ai bëhetme caktim. Profeti pati thënë që më të gjallë se pas tij kalif do të bëhet Aliu. Kjo është pikëpamjae shiitëve.Çështja e kalifatit është bërë kryesori, madje i pari ndër kontradiktat që kanë shkaktuarformësimin e shkollave besimore-juridike.D. HYRJA NE BOTEN ISLAME, GJATE PERPARIMIT TE TRIUMFIT ISLAM, TEPOPUJVE ME FE, KULTURE DHE QYTETERIME TE NDRYSHMEFakti që njerëzit e vendeve të triumfuara pas vdekjes së Profetit, nuk i harruan shumë prejbesimeve dhe mendimeve të bartura prej feve, kulturave dhe qytetërimeve të tyre të vjetra oseedhe që i praktikuan pasi u bënë muslimanë, është bërë shkaku tjetër që përgatiti mjedis përlindjen e shkollave besimore-juridike. Ndërsa një pjesë e njerëzve të këtyre vendeve u bënëmuslimanë të sinqertë, një pjesë tjetër i mbajtën gjallë me prapamendim besimet e vjetra. Këta ubënë armiq të islamit dhe u përpoqën të përhapnin pikëpamjet e tyre të gabuara e bestyte për tëprishur harmoninë e shoqërisë islame. Ndërkaq, edhe ndërlidhja kulturore, si domosdoshmëri erregullave të sociologjisë, është e pashmangshme. Për këtë shkak, ndërsa kultura islame i fustenën ndikimin e vet kulturat e tjera si kulturë e fuqishme dhe eprore që ishte, qe ndikuar, qoftëedhe në përqindje të vogël, nga kulturat e ulta dhe të dobëta. Por ky faktor nuk është shkaku ivetëm dhe më kryesor i lindjes së shkollave besimore-juridike, por shkaku që pati shpejtuardaljen e problemeve në sipërfaqe.E. LUFTERAT E BRENDSHMELuftërat e brendshme të shfaqura mes muslimanëve kanë përgatitur mjedis për lindjen e disaproblemeve me zgjidhje të vështirë dhe, me kohë, formësimin e shkollave besimore-juridike.Pas luftës kundër atyre që kundërshtonin dhënien e zeqatit në kohë të Hz. Ebu Bekrit, nëkohë të Hz. Omerit nuk u pa ndonjë kundërvënie. Kjo gjendje vazhdoi në gjashtë muajt e parë tëkalifatit të Hz. Osmanit. Por një sërë shqetësimesh që patën nxjerrë krye në gjashtë muajt pasuestë kalifatit të tij dhe vrasja e tij patën hapur në shoqërinë islame plagë të pashërueshme.Problemi i parë me të cilin u përball kalifi pasues, Hz. Aliu, qe gjetja dhe ndëshkimi ivrasësve të Hz. Osmanit. Ndërsa kalifi Ali priste qetësimin e gjendjes, kundër tij, me pretendiminpër ndëshkimin e vrasësve, u vunë në lëvizje, në njërën anë Hz. Aisheja, Talhai dhe Zubejri, ngaana tjetër, guvernatori (valiu) i Damaskut, Muavija. Si përfundim, me të parët u bë lufta që uquajt "Ngjarja Xhemel" dhe me të dytin, lufta e Siffinit. Në këto luftëra u derdh gjaku i shumëmuslimanëve. Siç dihet, vrasja me paramendim është mëkat i madh. Atëherë, si do të jetë pozitabesimore e personit që kryen mëkatin e madh të vrasjes me paramendim? Ky njeri, a do tëvazhdojë të quhet besimtar, apo do të quhet mosbesimtar (kafir) apo mëkatar? Atëherë, cilat janëkufiri, përmbajtja dhe përmasat përfshirëse të besimit? Personi që kryen krim, a e kryen këtë mevullnetin e tij të lirë, apo nën shtrëngimin e vullnetit hyjnor që s'kundërshtohet? Fillimi idiskutimit të pyetjeve të tilla, të lindura në këto kushte, u bë shkak për lindjen e fraksioneve tëtilla si murxhitët, harixhitët, kaderitët, mutezilitët, xhebritët.147

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!