13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

5. Duke shtresuar ndër zemra besimin (monoteist) se nuk ka zot, krijues dhe qenie tjetër meautoritet absolut veç Allahut, të sigurojë kryerjen e akteve dhe veprimeve në mënyrë parimore etë sinqertë.D) METODAShkenca e akaidit përdor si metodë për trajtimin e tematikës dhe çështjeve të saj mbështetjennë ajetet kur’anore, në hadithet e vërteta, në arsyen si dhe të dhënat e organeve të shqisave.Metoda e Kur’anit, e mbështetur në bindjen, orientimin dhe përgëzimin e njerëzve së bashku mekëshillat dhe zbatimet praktike të Profetit në të njëjtin drejtim, janë edhe metodë e akaidit.Duke marrë për bazë ajetet kur’anore dhe hadithet për t’ua mësuar dhe ngulitur njerëzve bazate besimit, akaidi nuk lë pas dore përdorimin e të dhënave të shkencave eksperimentale dhe tëarsyes. Ndërsa parashtron bazat e besimit, akaidi përfiton edhe nga shkenca dhe arsyeja. Kështu,në akaid përdoren si argumentet e përcjella, 2 ashtu edhe ato racionale. 3E) VENDI MES SHKENCAVE TE TJERA ISLAMEAkaidi zë një vend të rëndësishëm mes shkencave islame. Madje mund të thuhet se akaidiështë më e rëndësishmja ndër to si dhe shkenca me pozitën më të lartë mes tyre, sepse shkencat etjera fetare te akaidi bazohen. Po të mos jetë akaidi, as që mund të bëhet fjalë për shkenca të tjeraislame. Pa u vërtetuar ekzistenca e një krijuesi që ka fuqi për gjithçka, që di, që ka dërguarprofetë e ka zbritur libra, është e pamundur të mendohet për shkenca të tilla si tefsiri, hadithi, edrejta (fikh), mistika.Po qe se shkencat islame përngjasohen me një ndërtesë, akaidi është themeli, kurse shkencat etjera, katet dhe ndarjet e saj. Ashtu siç nuk mund të ekzistojë një ndërtesë pa themel ose, edhe nëekzistoftë, do të shembet me kohë nga lëkundjet, ashtu edhe shkencat islame nuk mund tëmendohen pa akaidin.Në islam duhet besuar, më së pari, në ekzistencën dhe njësinë e Allahut, në misionin profetik,në ringjalljen pas vdekjes dhe parime të tjera si këto. Pa u besuar këtyre parimeve, është epamundur të bëhet fjalë për konkluzionet juridike (fikh) që përmbledhin adhurimet fetare sinamazi, agjërimi, zeqati, haxhi, aktet dhe veprimet si xhihadi, tregtia, bujqësia, jetesa epërditshme si dhe për parimet moralo-etike e mistike.E thënë në mënyrë të përmbledhur, të gjitha shkencat islame janë nevojtare ndaj akaidit qëështë themeli i fesë dhe mbështetja për të gjitha shkencat e tjera. Akaidi është epror ndajshkencave të tjera nga temat që trajton, nga argumentet që përdor si dhe nga qëllimi që ndjek.2 Nakli delil: argumentet e Kur’anit dhe të haditheve (të përcjella).3 Akli delil: argumentet mendore-arsyetimore (racionale).5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!