13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mundshme ekzistencën e engjëjve. Kështu, ekzistenca e engjëjve për të cilët ajetet kur’anore dhehadithet e vërteta japin të dhëna kategorike, mbështetet edhe nga arsyeja e shëndoshë.F. QENIET E TJERA QE S’SHIHEN ME SY1. Xhindët. Kjo fjalë, kuptimi leksikor i të cilës është “qenie e mbuluar, gjë e padukshme”, siterm, emërton qenie shpirtërore të fshehta, të krijuara prej zjarri, të papërceptueshme me anë tëorganeve të shqisave, që mund të marrin trajta të ndryshme e që mbajnë përgjegjësi para Allahutpër sjelljet e tyre.Edhe për xhindët që s’mund t’i përceptojmë me anë të organeve të shqisave, burimi i vërtetëështë zbulesa hyjnore. Ajetet kur’anore dhe hadithet e vërteta e pohojnë ekzistencën e xhindve nëmënyrë kategorike, kurse arsyeja e shëndoshë nuk e sheh të pamundur. Njeriu nuk mund t’ishohë xhindët sepse sytë e tij nuk janë krijuar për t’i parë ata.Sipas Kur’anit, njeriu është krijuar prej dheu, kurse xhindët, prej zjarri:“Xhindët i krijoi prej flakës pa tym të zjarrit!” 157“Pa dyshim, Ne e krijuam njeriun prej baltës së tharë, prej argjilës së trajtësuar. Dhexhindët i patëm krijuar më parë prej zjarrit përvëlues!” 158Ky ajet tregon se lloji i xhindve është krijuar më parë se lloji njerëzor.Në Kur’an është një sure prej 28 ajetesh, e emërtuar “Xhin” e cila flet për xhindët. Siç thuhetedhe në këtë sure, xhindët janë ndarë në grupe të ndryshme. Një pjesë e xhindve janë muslimanë,kurse një pjesë tjetër, mohues. Këta të fundit përbëjnë shumicën e xhindve. Xhindët besimtarë dotë hyjnë në xhennet së bashku me njerëzit besimtarë, kurse xhindët mosbesimtarë do të hyjnë nëxhehennem së bashku me njerëzit mosbesimtarë.Xhindët janë krijuar me aftësi për të marrë trajta të ndryshme e për të bërë punë që s’mundt’i bëjnë njerëzit. Kur Hz. Sulejmani kërkoi t’i sillnin fronin mbretëror të Belkizes, njëri ngaxhindët i tha se ishte gati t’ia sillte pa u ngritur ai nga vendi. 159 Fakti që xhindi bisedoiballëpërballë me Sulejmanin, tregon se ata mund të marrin trajta që mund të shihen me sy. Allahui pati vënë xhindët nën urdhrin e Sulejmanit dhe ai i pati përdorur ata në punë të rënda e tëvështira.Xhindët nuk kanë njohuri për të fshehtën absolute. Megjithatë, me që xhindët janë jetëgjatë,me që janë qenie shpirtërore e jolëndore, me që vjedhin të dhëna prej engjëjve, xhindët njohindisa ndodhi të kaluara e të ardhshme që nuk i dinë njerëzit. Megjithatë, kjo nuk tregon se xhindët157 Kur’ani, Rahman: 15.158 Kur’ani, Hixhr: 27.159 Kur’ani, Neml: 39.60

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!