13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Xhahiz (vd. 869), Bishr b. Mutemir (vd. 825), Xhubbai (vd. 916), Kadi Abdulxhebbar (vd. 1025)dhe Zemahshehri (vd. 1143). Mutezilizmi i jetoi ditët më të shkëlqyera në periudhën e abasitëve,kurse në periudhën e kalifëve Memun (vd. 833), Mutasim (vd. 841) dhe Vasik (vd. 847), u bëdrejtimi besimor zyrtar i shtetit. Pas kësaj periudhe shkëlqimi filloi rënia e mutezilizmit duke ehumbur gjithmonë e më shumë ndikimin e vet. Sot mutezilizmi si fraksion nuk ekziston më, porpikëpamjet e tij jetojnë te krahët imamite dhe zejdite të shiizmit si dhe në krahun ibadit tëharixhizmit.Pikëpamjet e mutezilizmit janë sistemuar në formën e pesë parimeve (el-Usulu'l-Hamse).1. Njësia (tevhid): Në individualitetin dhe atributet e Tij, Allahu është një dhe i vetëm. Dukeu nisur nga ky këndvështrim, mutezilitët pranojnë se Allahu është i ditur, i fuqishëm dhe ivullnetshëm në individualitetin e vet por i mohojnë atributet dituri, fuqi dhe vullnet si gjëra mëvete me që si fjalë këto kanë kategorinë gramatikore të shumësit, pra shprehen edhe në shumës,gjë që, sipas mutezilitëve, bie në kundërshtim me karakterin unitar të tyre si gjëra të paraqena.2. Drejtësi (adalet): Sipas mutezilitëve, njerëzit i kryejnë aktet e tyre me vullnet të lirë.Qysh nga zgjedhja e aktit e gjer në krijimin e tij nuk ka ndërhyrje nga Allahu. Po qe se aktin do takrijonte Allahu e jo njeriu vetë, ndëshkimi i njeriut për aktin përkatës do të ishte padrejtësi. Mekëtë pikëpamje, mutezilitët e kanë mohuar kaderin e njeriut; ata kanë thënë se njeriu e përvijonvetë kaderin e vet.3. Premtim dhe kërcënim (va'd dhe vaid): Allahu është i detyruar ta shpërblejë atë që bënmirë dhe ta ndëshkojë atë që bën keq. Për këtë shkak, Allahu nuk mundet ta falë njeriun mëkatarqë nuk pendohet, as Profeti nuk mund të ndërhyjë për falje.4. Pozita e mesme (el-Menziletu bejne'l-menziletejn): personi që kryen mëkat të madh,nuk është as mohues, as besimtar. Ai është mëkatar (fasik). Kjo është pozita apo gjendja e mesmee cila zgjidhet në këtë mënyrë: po qe se personi vdes pa u penduar, trajtohet si mohues dhembetet në xhehennem përgjithmonë; po qe se pendohet para se të vdesë, trajtohet si besimtar dhehyn në xhennet.5. Urdhërimi për të mirën dhe pengimi i të keqes (el-Emru bi'l-ma'ruf ve'n-nehju ani'lmunker):Eshtë detyrim (farz) për të gjithë muslimanët që të nxisin të mirën dhe ta ndalojnë tëkeqen.Veç këtyre pesë parimeve bazë, mutezilitët kanë edhe këto pikëpamje të tjera:a. Shikimi i Allahut nga besimtarët në jetën e pasme është i pamundur. Pretendimi për taparë Allahun do të thotë ta mendosh Atë si trup material.b. Kur'ani është gjë e krijuar. Nuk ka qenie tjetër të paraqenë veç individualitetit të Allahut(tevhid), për rrjedhojë, pranimi i Kur'anit si i paraqenë bie në kundërshtim me parimin e tevhidit.c. E mira dhe e keqja njihen në mënyrë racionale (me arsye).161

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!