13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2. Atributet qenësore ose pozitive (thubutí)Janë atribute të domosdoshme dhe që pohojnë përsosmëri. Këto quhen kështu pasi e bëjnë tënjohur Allahun me cilësi qenësore e pozitive si jeta, vullneti, fuqia, etj. Veçoritë antagoniste mekëto atribute nuk mund të mendohen për Allahun. Ndërkaq, këto atribute që te Allahu janë tëpafillimta e të pafundme, nuk u ngjajnë të njëjtave atribute te krijesat, të cilat, ashtu si edhe vetëkrijesat, janë shfaqur në një pikë kohore të caktuar. Sipas dijetarëve sunnitë, atributet si jetë,dituri, fuqi, etj., kanë lidhje me gjithësinë, prandaj edhe, në ndryshim nga atributet individuale,mund t’u jepen edhe krijesave, vetëm se dituria, vullneti dhe fuqia e Allahut janë absolute, tëparaqena e të pasqena dhe karakterizohen nga përsosmëria, të njëjtat atribute te krijesat janë tëkushtëzuara, të kufizuara, të përkohshme, të krijuara pas, relative e të mangëta. pavarësisht ngangjashmëria leksikore, atributet qenësore të Allahut nuk kanë asnjë lloj ngjashmërie me ato tëkrijesave. Atributet qenësore janë tetë.a. Jetë (hajat): Allahu është i gjallë e në jetë. Eshtë Ai që i jep jetë gjithçkaje, tokës së thatëe të vdekur. Allahu zotëron jetë që s’ka as fillim, as fund. Jeta është atribut i domosdoshëm iekzistencës dhe i përsosmërisë së saj. Atributi antagonist i qenies i gjallë që është qenia i vdekur(memat), nuk mund të mendohet për Allahun. Në Kur’an thuhet kështu:“Besoji Allahut të gjallë e të pavdekshëm dhe mbështetu te Ai!..” 119 “Pa dyshim,fytyrat janë drejtuar kah Allahu që është i gjallë dhe sundues mbi çdo gjë!..” 120b. Dituri (ilm): Allahu di, ka dituri, dituria e Tij përfshin gjithçka. Allahu di ç’ka ndodhur,ç’ndodh, ç’do të ndodhë, të shkuarën e të ardhmen, të hapurën e të fshehtën. Dija e Allahut nuk ingjan dijes së krijesave, pra as shtohet e as pakësohet. Ai njeh dhe di çdo gjë me anë të dijes sëTij të paraqenë. Allahu e di çdo gjë sepse e di që do të ngjasë, ndërkaq, jo çdo gjë ngjet pse e diAllahu. Rregullsia, sistematika dhe harmonia që vërehen në gjithësi, janë treguesi më i madh iditurisë së gjerë e të pafundme të krijuesit të saj. E kundërta e atributit të dijes, padituria (xhehl)nuk mund të mendohet për Allahun. lidhur me atributin dije, në Kur’an thuhet:“... Ai di çdo gjë në det e në tokë, pa dijen e Tij asnjë gjethe nuk bie...” 121“A nuk e shihni se Allahu di për çdo gjë në qiej e në tokë?” 122c. Dëgjim (sem’i): Allahu dëgjon gjithçka. Allahu dëgjon çdo tingull e çdo gjë të thënëhapur a fshehur, me zë të lartë apo të ulët. Dëgjimi i një gjëje nuk përbën pengesë për Të që tëdëgjojë në të njëjtën kohë një gjë tjetër. Për të dëgjuar Allahu nuk ka nevojë për ndonjë organ apomjet. Nuk mund të mendohet që Allahu të mos dëgjojë.d. Shikim (basir): Allahu sheh gjithçka. Asgjë s’mbetet e fshehur nga shikimi i Allahut.Allahu sheh çdo gjë në dritë apo errësirë, në shesh apo fshehur. Nuk mund të mendohet që Allahutë mos shohë. Ka shumë ajete që pohojnë se Allahu dëgjon dhe sheh.119 Kur’ani, Furkan: 58.120 Kur’ani, Taha: 111.121 Kur’ani, En’am: 59.122 Kur’ani, Muxhadele: 7.48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!