13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

këmbë e, disa, mbi katër këmbë. Allahu krijon ç’të dëshirojë. Ai ka fuqi për çdo gjë!”(Kur’ani, Nur: 44-45)g. Fjalë (kelam): Allahu flet, por e folura e Tij është e ndryshme prej të folurës së krijesave.Me anë të këtij atributi u ka zbritur Allahu libra profetëve, kurse me disa prej tyre ka biseduar. Nenuk mund ta njohim natyrën e të folurit të Allahut, e cila është e paraqenë dhe jo e përbërë prejtingujsh. Nuk mund të mendohet që Allahu të jetë i heshtur e jo në gjendje për të komunikuar.Me atributin e të folurit, Allahu njofton, urdhëron dhe ndalon. Në Kur’an thuhet:“Pasi Musai erdhi kur i thamë dhe Zoti i vet bisedoi me të, tha: “Zoti im, shfaqmu të tëshoh!..” 128“Thuaj: “Sikur të përdornim për bojë ujin e tërë detrave dhe një herë tjetër aq për tëshkruar fjalët e Zotit tënd, nuk do të mjaftonte...” 129h. Krijim (tekvin): Allahu ka aftësi krijuese, domethënë, të bëjë të qenë diçka të paqenë.Allahu është i vetmi krijues. Ai e ka krijuar çdo gjë me fuqinë e tij të pafundme duke e ditur mediturinë e Tij të paraqenë dhe duke e dëshiruar. Nuk ka gjë në gjithësi që të mos e ketë krijuar Ai.Krijimi, furnizimi dhe ushqimi, ringjallja, shkaktimi i vdekjes, dhënia e dhuntive, ndëshkimi dheshpërblimi si dhe trajtësimi janë rezultate të atributit krijim. Në Kur’an thuhet:“Allahu është krijuesi i çdo gjëje. Ai është dorëzanës për çdo gjë!” 130D. AKTET LEGALE TE ALLAHUTAllahu ka akte të posaçme për individualitetin e vet. Lejohet që këto akte t’i kushtohenAllahut edhe me shprehje pozitive, edhe me shprehje negative. Për shembull, ashtu siç lejohet tëthemi, “dikujt i dha fëmijë”, lejohet edhe të themi, “dikujt s’i dha fëmijë”. Po kështu, edhe“dikujt i dha të mira”, edhe “dikujt s’i dha të mira”. Baza e cilësive të akteve është atributi“krijim” i cili është i paraqenë. Aktet e posaçme për individualitetin e Allahut shqyrtohen në pesëpjesë.a. Krijim (halk ve ixhat): Allahu është krijuesi i çdo gjëje. Eshtë legale (lejueshmërisht emundshme) që Allahu të krijojë çdo gjë që mund të na shkojë neve nëpër mend. Po deshi, krijon;po s’deshi, s’krijon. Ai s’është i detyruar të krijojë apo të mos krijojë. Ai krijon edhe të mirën,edhe të keqen. Ndërkaq, pëlqen që ne të zgjedhim të mirën, nuk pëlqen të zgjedhim të keqen.Çfarëdo që të jenë gjërat që krijon, janë domosdoshmëri e dijes dhe urtësisë së Tij. Në çdo gjë tëkrijuar prej Tij ka urtësi edhe në se ne nuk mundemi ta kuptojmë ose konceptojmë. Siç u tha pakmë lart, Allahu nuk e ka të domosdoshme dhe të detyrueshme të bëjë gjëra të caktuara, ndryshe,nuk do të ishte një qenie që bën ç’të dëshirojë: “...Allahu krijon ç’të dëshirojë!..” 131128 Kur’ani, Kehf: 109.129 Kur’ani, ?130 Kur’ani, Zumer: 62.131 Kur’ani, Ali Imran: 47.50

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!