13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

a. Ndarja prej shumicës së muslimanëve (xhemaatit) që ecin në gjurmët e as'habeve dhe qërespektojnë pikëpamjet e dijetarëve-prijës (muxhtehid) në fushën e mendimit.b. Shmangia nga ajetet me kuptim të drejtpërdrejtë e të hapur për të interpretuar ajetet efigurshme, kuptimin e të cilave e di vetëm Allahu dhe veprim sipas atyre interpretimeve.c. Në vend të mendimit dhe veprimit sipas Kur'anit dhe sunnetit, në çështjet besimore,mendim dhe veprim sipas dëshirave dhe qëllimeve vetiake.Këto fraksione që nuk janë të një mendimi as në çështjet themelore, madje, dhe që mbrojnë,disa herë, pikëpamje kontradiktore, mund t'i ndajmë në gjashtë grupe: shiitë, harixhitë, mutezilitë,murxhitë, xhebritë dhe mushebbihitë.I. ShiitëtFjala "shia" që do të thotë "grup, përkrahës, ndjekës, ndihmës", si term shënon përkrahësit ekalifit të katërt, Hz. Ali, të cilët pretendojnë se ky është më i shquari ndër as'habet. Fraksioni shiitështë më shumë politik se sa ideor dhe ka lindur nga debatet mbi kalifatin. Në kohë të Hz. Aliutky fraksion nuk ekzistonte. Fraksioni shiit ka lindur në fillimet e shek. II hixhri.Në periudhat e para, fraksioni shiit ndahej në katër grupe: Shia-i Ula, Mufaddila, Sabbe dheGalije. Shia-i Ula do të thotë "Shiitët e parë". Ky grup përbëhet prej atyre që e ndihmuan kalifatine Hz. Aliut, që morën pjesë krah tij në luftërat e brendshme dhe që e quajtën Hz. Aliun si njeriunmë të shquar të kohës. Mufaddila që do të thotë "Të shquarit", janë përkrahësit e Hz. Aliut, qëcilët kanë jetuar pas shiitëve të parë, që e kanë quajtur Hz. Aliun si njeriun më të shquar, por që ikanë respektuar edhe as'habet duke folur mirë për ta. Më pas, nga grupi mufaddilit ështëshkëputur dhe formuar grupi shiit Zejdije. Grupi tjetër, Sabbe që do të thotë "heqje, marrje, etj",janë grupi që ka pretenduar se kalifati i Hz. Aliut është me të drejtë, kurse as'habet ia kanërrëmbyer atij kalifatin me forcë, prandaj ky grup flasin për as'habet me fjalë sharëse eposhtëruese. Nga ky grup më pas është shkëputur dhe formuar grupi Imamije. Grupi i katërt,Galije (ekstremistët), duke kaluar në një qëndrim të skajshëm, e kanë hyjnizuar Hz. Aliun, i kanëakuzuar as'habet për mohim (kufr) dhe, duke i quajtur hallall disa harame, kanë shfaqur një pamjejashtëfetare.Pikëpamjet e përbashkëta të të gjitha grupimeve shiite janë këto:1. Pas Profetit, Hz. Aliu është më i shquari ndër muslimanët.2. Kalifati dhe imameti nuk janë çështje, zgjidhja e të cilave mund t'i lihet në dorë masës.Prandaj, Profeti e ka thënë se kush duhet të jetë zëvendës i tij dhe ky është Hz. Aliu.3. Ashtu si profetët, imamët janë të mbrojtur prej mëkateve të mëdha e të vogla (pikëpamja eimamit të pafajshëm).4. Tre kalifët e parë, Ebu Bekri, Omeri dhe Osmani ia kanë grabitur Aliut kalifatin, prandajjanë mizorë. Duhet larguar prej përkrahësve të tyre.156

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!