06.03.2013 Views

ROSETTA_MAGAZINE_201303

ROSETTA_MAGAZINE_201303

ROSETTA_MAGAZINE_201303

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

70

Fjala e dhënë

Besa apo fjala e dhënë është njëra nga

figurat më sublime në veprën e Kaderesë.

Me anën e kësaj gjuhe autori ka arritur

të prekë në nivele të padukshme e

të panjohura për mundësitë e pjesës

racionale të vetëdijes. Vetëm me këtë gjuhë

mund të shëtitet lirshëm nga kjo botë e

deri në botën e përtejme, transcendentale,

për të kënaqur një kërkesë të përjetshme

që kemi, për të kaluar kufirin që limiton

jetën e kësaj bote. Është fuqia e gjuhës së

simbolit që bën të mundshme përçimin

e mesazhit nga pjesa e vetëdijshme në

pjesën e pavetëdijshme të psikës njerëzore.

Premisat që bartin energjinë e kësaj

gjuhe si: padefinueshmëria, iracionaliteti,

përmbysja e kohës reale, mungesa e

referentit, interpretatibiliteti i pakufishëm,

bëjnë të mundur depërtimin në lartësi të

pafundme të botës transcendentale, pa

patur frikë se mund të humbim rrugë. Ajo

është rrugë e njohur dhe botë e artikuluar

për pavetëdijen tonë.

piramida

Madhështia e saj dhe absurdi i motivit që

ka shtyrë mendjen njerëzore të ngrejë një

monument të atillë, një varr grandioz për

të përjetësuar lavdinë si dhe për të shtypur

e zvogëluar të gjithë qeniet njerëzore të atij

vendi, ka prekur imagjinatën e I. Kadaresë,

në sensin e krijimit të një analogjie të

fshehtë.

Një piramidë e madhe, një varr i madh, të

cilin do ta ndërtonin për t’u dukur tepër

të vegjël njerëzit, tepër të parëndësishëm

dhe ç’është shumë me rëndësi, të prishnin

mirëqenien dhe të shpallnin varfërinë e

shkretirën sociale përreth, si synim të

përhershëm të brezave, po ndërtohej për

të gjallë të diktatorit, në Tiranë. Një socium

shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit XX,

i shndërruar në një varr social, aq shumë i

përngjet ndërmarrjes absurde të ndërtimit

të një varri të madh faraonësh si dhe idesë

së hershme egjiptase për të bërë një varr

simbol për t’u përfaqësuar në shekuj.

Figura e këtij varri aq shumë përputhet

me një realitet empirik, zbret gati deri në

fund, për t’u zbërthyer si alegori, sepse,

prek qartë kufijtë kohorë e hapësinorë të

këtij realiteti. Varri i faraonit afrohet me

varrezën politike dhe sociumin shqiptar

deri në kufijtë e alegorisë, e prek atë, po

nuk e kalon, andaj kurrë nuk lë shteg që të

shndërrohet në një denotim logjik. Duke shkrirë

kohët dhe duke konvertuar hapësirat autori

i mbetet besnik stilit të tij, shndërron tekstin

në fuqi marramendëse përgjithësuese, sjell

pamje sociale e referenciale të kohës së vet, e

në të njëjtën kohë, ngre çështje gjithënjerëzore,

të gjithë globit e të të gjitha kohëve.

Autori është shumë i interesuar jo vetëm të

vërë lidhjet apo të shkrijë tërësisht kohët

mi-tike me atë objektive historike, po ai

në të njëjtën kohë, vë lidhje mes ideve

dhe synimeve të karaktereve që modelon

mbi bazën e përgjasimit fundamental.

Teksti sjell vrazhdësinë e absurdit, nga

koha mitike e ndërtimit të piramidave,

si ritualemë që riciklohet pas shumë

shekujsh në një kohë të shekullit XX; në

Tiranë ndërtohet piramida për diktatorin.

Vetë ideja se varreza duhet të bëhet simbol

që do të përfaqësojë pushtetin bart me vete

tërë peshën e morbiditetit të diktaturës.

Me piramidën, Kadare ka arritur të lidh

kohët me fillin e marrëzisë dhe të absurdit.

Ndjenja për të ndërtuar një varr nga ana

e diktatorëve, bëhet simbol që mbulon të

gjitha diktaturat, të reja e të lashta, lindore

e përendimore. Mund të dallojnë materialet

e ndërtimit, me bloqe gurësh, me kafka,

me xhama, mirëpo të gjitha piramidat

komunikojnë me të njëjtën gjuhë, me

gjuhën e shkretëtirës që mbjellin, që lënë

pas dhe që rrezatojnë për të ardhmen.

Syri i keq

Ironia zhvesh deri në fund tjetërsimin e

njeriut në sistemet totalitare. Individi i

shpërlarë nga truri ose i verbuar, shpreh

kënaqësinë e madhe se nuk sheh më

botën. Ai shpall për dritë errësirën dhe

sytë organ të panevojshëm që të turbullon

kokën. Një ironizim me platformat dhe

politikat ideologjike totalitare.

Syri i keq, zhdukja e syrit të keq, syri i

rrezikshëm për shtetin, poetët e rrezikshëm

me kuptimet e dyta, vullneti për t’u verbuar,

vullneti për ta bërë atë për të mirën e shtetit,

shpallja e syve si të dëmshëm për kokën,

hipokrizia e amnestisë për të masakruarit,

janë asociacione që gjejnë përgjasim me

fenomenet e sistemit diktatorial të Shqipërisë

së gjysmës së dytë të shekullit XX.

Murimi

Ismail Kadare e ka rimarrë këtë topos

kurrë të shpjeguar deri në fund, jo për ta

zbuluar, po për ta ngarkuar me shtresime

të reja kuptimore. Ballafaqimi që autori i

bën misterit të murimit, gjatë gjithë veprës,

duke e vënë përballë argumentit logjik

dhe interpretimit mbështetur në shkaqe

empirike e rrit edhe më tej mjegullën

semantike. Sa herë që argumentet logjike

grumbullohen për të shpjeguar fenomenin

dhe mjetet e gjuhës mprehen për të thënë

deri në fund arsyet e rrënimit, triumfon

strategjia simbolike e gjuhës sugjestive

që synon të pathënshmen, atë që lë

hapur misterin dhe shumëfishon lojën

interpretative.

Lexuesi që kërkon kuptimet e dyta, zhytet

në kujtesën e tij kulturore, në paradigma të

trashëguara brez pas brezi si ndërdije dhe

gjen kodin e komunikimit. Ai qumësht që

rrjedh në tokë dhe thimthi që i del foshnjes

nga goja, derisa shohim qenien njerëzore

me gjymtyrët në mur, përpara aq burave,

bart me vete një kompleks të shumëfishtë

kuptimor. Bart tërë atë tragjikë, absurdin

dhe vrazhdësinë, vdekjen dhe vazhdimin

e jetës, pikëllimin dhe indiferencën,

mashtrimin dhe besimin, tërë filozofinë

e jetës së një populli dhe ndoshta, tërë

bazamentin moral, etik e filozofik ku

mbështetet rruga e zhvillimit njerëzor.

Shkaba

Ismail Kadare që ka ndërtuar një univers të

tërë simbolesh mitike, me mure, piramida,

kështjella, kuaj të drunjtë etj. me synim

që të fortifikonte etninë, në fund, për

të mbyllur këtë rreth, për të plotësuar

totalitetin e tërë luftërave dhe të gjitha

betejave që ka krijuar mendja njerëzore,

shkëput simbolin me të shtrenjtë nga

flamuri dhe bën luftën e përgjakshme me

shpendin e vet, me të cilin identifikohej, me

shkabën e flamurit.

Simboli i shkabës është i ndërtuar mbi

një konstrukt antitetik: shkaba është

71

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!