06.08.2015 Views

TRANZICION III

SHOQËRITË E DHUNSHME NË TRANZICION III - Archive

SHOQËRITË E DHUNSHME NË TRANZICION III - Archive

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

përdorur roli i gjinisë për atë sistem politiko-ekonomik. Pra, liria efemrës që ndodhi gjatë atyre viteve kishte të bënte me arsimimin e tyre.Nëse e marrim shembull Kosovën, femrat po merrnin më shumë diplomauniversitare, po hynin në tregun e punës, gjë që në të njëjtën kohëparaqiste një barrë të dyfishtë për to. Ky nuk ka qenë një fakt vetëm përKosovën. Për një kohë shumë të gjatë, mbase gjenerata e nënave tona kaqenë e detyruar ta shohin veten në një pozitë të super-grave. Sepse atokanë qenë punëtore në sistemin socialist, i cili kishte krijuar njëmodernizim në atë kohë dhe në të njëjtën kohë ato kanë qenë bartëse tënjë kulture të caktuar, gjuhës. Riprodhimi i gjuhës, riprodhimi i familjes,në shumë nivele të ndryshme. Me përfundimin e periudhës socialiste kapasur një përkufizimit të roleve. Posaçërisht në ish Jugosllavi ku çështjetetnike zënin vend parësor, proceset e tranzicionit që ndodhën në ishJugosllavi kanë qenë shumë ndryshe prej atyre në Poloni, Rumani oseHungari. Këtu nuk ishte hyrë domosdoshmërisht në një lloj tranzicioninga socializmi në periudhën pas socializmit me ekonomi të tregut tëhapur. Sepse Jugosllavia ka pasur një kornizë krejtësisht të ndryshmeekonomike me vetëqeverisje etj. Më shumë kishte të bënte me çështjet epopujve dhe grupeve në atë nivel kombëtar, i cili definonte të gjithanivelet e përshkuara të shoqërisë, ndërsa meshkujt dhe femrat ishin vënënë pozita të reja, të veçanta. Meshkujt në shumicën e rasteve ishin vënënë pozitën e mbrojtësve të kombit dhe luftëtarëve të rinj. Në Serbi,ndërtimi i një mashkullorie të pranueshme ishte shndërrimi në ushtarë qëshkojnë në beteja për të luftuar dhe mbrojtur kombin. E njëjta vlente edhepër Kroacinë dhe Bosnjën. Në Kosovë kjo kishte marrë më shumë kohëpër t’u zhvilluar dhe ndodhi pas paraqitjes së UÇK-së, kur u paraqit njëformë e re mashkullorisë. Sa i përket femrave, ato prapë u bënë pjesa mëkonzervative e shoqërisë. Ato e morën rolin e atyre, të cilat duhet tëprodhojnë dhe riprodhojnë traditën dhe të cilat duhet ta mbajnëkomponentën e shoqërisë të bashkuar. Dhe mendoj se është shumë erëndësishme për të diskutuar se si i kanë luajtur rolet meshkujt dhefemrat vis-a-vis me këto projekte komb-formuese.Vetëm sa për t’iu dhënë më shumë pikëpamje informuese, do takeni tekstin për lexim, për të kuptuar se çka është bërë në Kosovë sa ipërket kornizës ligjore dhe të tjerave të ngjashme. Kemi p.sh njëpjesëmarrje të grave në kuvend prej 30%, që është përqindja më e lartënë Evropë. Por kjo ka nxitur debatin për raportin e cilësisë kundër sasisëdhe për politikën e veprimit afirmativ. Kundërshtarët më të mëdhenj tëkëtij raporti janë natyrisht meshkujt, të cilët mendojnë së numratprodhojnë vetëm numra dhe se nuk prodhojnë cilësi. Përderisa cilësia emeshkujve në kuvend asnjëherë nuk vihet në dyshim, sepse mendohet se138

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!