06.08.2015 Views

TRANZICION III

SHOQËRITË E DHUNSHME NË TRANZICION III - Archive

SHOQËRITË E DHUNSHME NË TRANZICION III - Archive

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dhuna, natyrisht lë pasoja në shëndetin e grave:- 30% të grave të keqtrajtuara kanë dëmtime trupore si pasojë edhunës në familje (69% të lehta dhe 31% të rënda)- 22% të grave të cilat durojnë dhunën në familje kanë pasoja nëshëndetin mendor- 9% e grave të cilat durojnë dhunën në familje kanë pasoja nëshëndetin e përgjithshëm.Në 15 vitet e fundit popullata në Serbi ka qenë e ekspozuarndaj shumë faktorëve me rrezik të lartë për shëndetin e tyre. Do t’ipërmendim disa, që të mos harrojmë: kriza ekonomike, luftërat,humbjet në popullatë, tranzicioni, traumat, stresi etj, gjatë të cilavepër gratë ka pasur edhe disa faktorë shtesë specifikë që kanë rriturngarkesën e tyre dhe përgjegjësinë në “ekonominë e mbijetesës”.Gjatë kësaj periudhe ka ardhur deri te shkatërrimi drastik isistemit të kujdesit shëndetësor të popullsisë, kështu që barra përkujdesin ndaj të sëmurëve ka kaluar kryesisht te gratë. Shkatërrimin esistemit shëndetësor e ka përcjellë krijimi i praktikës private, e cilaështë zhvilluar pa rregulla adekuate normative. Një ndër pasojatserioze negative të kësaj gjendje pasqyrohet ndër të tjera edhe merritjen e korrupsionit. Që të dy ‘zgjidhjet’ godasin posaçërisht gruan,të cilat veçse kanë fuqi më të vogël ekonomike se meshkujt. Nërrethana të këtilla ka ardhur deri te rritja e përnjëhershme e pabarazisëpër të drejtat e mbrojtjes cilësore shëndetësore, me të cilën gratë ijanë nënshtruar një diskriminimi të dyfishtë e më tepër. Gjithnjë e mëshumë raste të korrupsionit janë paraqitur nëpër maternitete dhe ngainstitucione tjera shëndetësore, ku shfrytëzueset kryesore tëshërbimeve kanë qenë gratë. Po ashtu këto reparte të qendraveshëndetësore kanë qenë gjithmonë në fund të listave të prioritetevepër renovim – duke filluar nga muret e deri te pajisjet e punës.Dy shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe vdekjeve të gravejanë sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerogjene. Me anë të masaveparandaluese do të mund të shmangeshin shumë përfundime tragjike,si p.sh me promovimin e shëndetit dhe zhvillimin e mënyrave tëshëndetshme të jetës, por edhe me masat e parandalimit dytësor, kuështë shumë e rëndësishme zbulimi i sëmundjes në fazë të hershme,posaçërisht te sëmundjet e organeve riprodhuese. Është interesante tëdihet se deri vonë është menduar se sëmundjet kardiovaskulare janëkryesisht “sëmundje të meshkujve”, për shkak të stresit dhepërgjegjësisë që bartin meshkujt në shoqëri dhe ka qenë një shkak irëndësishëm për investimet e mëdha për zhvillimin e kësaj dege tëmjekësisë, por edhe për pajisjen e reparteve kardiovaskulare,qendrave mjekësore, spitaleve dhe shtëpive të shëndetit.85

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!