06.08.2015 Views

TRANZICION III

SHOQËRITË E DHUNSHME NË TRANZICION III - Archive

SHOQËRITË E DHUNSHME NË TRANZICION III - Archive

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ndërsa tani në skenë kemi kthim mbrapa, në të cilin rol të veçantëluan religjioni. Jo si religjion, por si një masë e fundit nëpërmjet sëcilës Serbia kthehet kundër ardhmërisë evropiane.Serbia ka një qeveri të dobët, e cila nuk ka politikë unike, kudallohet qartë mungesa e përkrahjes për procesin e integrimeveevropiane. Për shkak të paaftësisë për të bërë reforma të rëndësishme,tash po plasohen tezat se si Serbia do të shkojë rrugës së saj, ashtu siRusia dhe Kina. Ekonomia është e bllokuar zgjidhje institucionalesistematike të pa menduara mirë, ndërsa shteti nuk është funksionalnë lëminë e politikës sociale për shkak të zhvillimit të ngadalshëmekonomik dhe shkallës së lartë të papunësisë.Paradigma e krizës së tanishme është dyshja Koshtunica –Tadiq. Paaftësia për të bërë një ndarje të qartë nga trashëgimiakriminale e kohës së Millosheviqit, ka bllokur të gjitha potencialet eshoqërisë. Strategjia e Koshtunicës për të mbijetuar pa një vizion tëqartë në të ardhmen do t’i hakmerret në zgjedhje, kur qytetarët doabstenojnë nga votimi, ndërsa qëndrimet e kohë pas kohëshmeevropiane të Tadiqit nuk janë bindëse. Në hijen e pavendosmërisë dhejokompetencës së tyre, u krijohet hapësirë radikalëve. Që të dytë këtëe shfrytëzojnë për ta kërcënuar perëndimin, në vend se edhe vetë tëangazhohen në çështjet me të cilat radikalët manipulojnë memjeshtëri, e që janë korrupsioni dhe problemet sociale.Bisedimet për statusin e Kosovës tregojnë se elita serbe endembetet në qasjen territoriale. Ata nuk kanë aftësi që të kuptojnëkontekstin e gjerë ndërkombëtar dhe as pozitën e Serbisë paspolitikës agresive të Millosheviqit, destruksionit, krimeve masive dhegjenocidit në Bosnjë. Një politikë e tillë ka gjithmonë një çmim qëduhet të paguhet nga gjeneratat që vijnë. Është fakt se BashkësiaNdërkombëtare ua ka dhënë rastin serbëve dhe shqiptarëve që vetë tëmerren vesh rreth së ardhmes së Kosovës duke marrë parasyshrealitetin, mirëpo serbët nuk e kanë shftytëzur këtë rast. Nëse serbëtdhe shqiptarët nuk merren vesh, Bashkësia Ndërkombëtare do të bëjënjë zgjidhje pa pëlqimin e tyre, sepse statusi i Kosovës prek interesashumë më të gjera strategjike.Pavarësia e Kosovës është një epilog i logjikshëm nëse merretparasysh si është trajtuar Kosova nga shteti serb gjatë shekullit XX,posaçërisht në 20 vitet e fundit. Qeveria e Koshtunicës i eliminon osei injoron shqiptarët në të gjitha propozimet e saj, gjë që tregon faktinse elita politike kurrë nuk ka menduar që t’i përfshijë shqiptarët nënjë bashkësi të gjerë politike. E vetmja çështje e rëndësishme me tëcilën duhet të merret delegacioni serb është përmbajtja e pavarësisë,respektivisht pozita e serbëve në Kosovë.5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!