06.08.2015 Views

TRANZICION III

SHOQËRITË E DHUNSHME NË TRANZICION III - Archive

SHOQËRITË E DHUNSHME NË TRANZICION III - Archive

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Serbia në vrullin e ri kundërevropianSonja BiserkoNdërprerja e bisedimeve me BE-në ka ndikuar dukshëm nëmpiksjen e ngjarjeve në Serbi, të cilat e kanë treguar fytyrën e vërtetëtë politikës kundërevropiane të qeverisë aktuale. Simulimi ibisedimeve për Kosovën dhe mos gatishmëria për arrestimin e RatkoMlladiqit dhe të akuzuarve të tjerë, mëgjithatë e kanë detyruarBashkësinë Ndërkombëtare që ta definojnë qartësisht gjendjen nëSerbi. Paralajmërimi i Marti Ahtisarit i shtyrë nga bisedimet epasuksesshme që “çdo popull ka një barrë të cilën duhet ta paguajë”dhe se politika të cilën e ka udhëhequr Sllobodan Millosheviqi “duhettë merret parasysh” ka ardhur si një bombë, e cila i ka zgjuar ngagjumi pasardhësit e Millosheviqit, e posaçërisht këshilltarët eKoshtunicës dhe Tadiqit, të cilët kanë paralajmëruar me zemërim tëmadh se kjo deklaratë “vë në dyshim neutralitetin e Ahtisarit nërrjedhën e deritanishme të bisedimve për statusin e ardhshëm tëKosovës”. Bashkësia Ndërkombëtare i ka ndihmuar luhatjes së elitësserbe pas 5 tetorit të vitit 2000, duke i relativizuar ngjarjet epesëmbëdhjetë viteve të fundit në Ballkan. Ky është një rezultat ipërshtypjes së gabuar për trashëgiminë e Millosheviqit, të cilën ekanë shikuar vjedhurazi vetëm pas vdekjes së Zoran Gjingjiqit.Paralajmërimi i Ahtisarit tregon për herë të parë se durimit i kaardhur fundi dhe se Bashkësia Ndërkombëtare do ta bëjë definiminpreciz, njëjtë si në kohën e intervenimit në vitin 1999, të përgjegjësisësë politikës së Beogradit për luftën.Serbia jeton në hije, pavetëbesim, prej nga edhe rrjedhagresivititi i saj ndaj fqinjëve dhe ndaj botës si dhe nevoja përvetëizolim. Elita e saj është e ndarë rreth çështjeve thelbësore dhe eka humbur besimin e publikut në masë të madhe. Ka humbur çdolegjitimitet sepse nuk është e aftë për të zgjidhur problemet kryesoretë shoqërisë. Bie në sy edhe mungesa e gatishmërisë për t’u marrë meinteresat e përgjitshme të shoqërisë. Prej momentit të ndërprerjes sëbisedimeve me BE-në, duket se Qeveria e Serbisë përfundimishtështë kthyer kundër Evropës. Gjatë mandatit të Gjingjiqit ka qenë ehapur dhe bile ka tentuar që të bëjë një lloj pajtimi me Evropën. Edhepse janë nxjerrë shumë ligje proevropiane, ato nuk përdoren nëpraktikë dhe nuk shënohet asnjë përparim në reforma që janë tëdomosdoshme për hyrjen në integrimet evropiane. Duket sikur janëngritur disa pengesa, të cilat na ndajnë përgjithmonë nga Evropa.Joshja e Evropës sikur është tretur, bile edhe në planin deklarativ,4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!