06.08.2015 Views

TRANZICION III

SHOQËRITË E DHUNSHME NË TRANZICION III - Archive

SHOQËRITË E DHUNSHME NË TRANZICION III - Archive

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shpesh, janë të pranishme në këto institucione vetëm për shkak tëkuotave dhe jo për shkak të njohurive të tyre ose kualifikimit të duhurpër mbajtjen e një pozite të tillë. Të njëjtat argumente në lidhje mepolitikat e veprimit afirmativ mund të dëgjohen edhe në vende tjera(në SHBA, Evropën Perëndimore etj.) dhe ato kanë jehonë edhe nëKosovë. Sidoqoftë, analizat dhe hulumtimet e ndryshme tregojnë seka një mungesë të përgjithshme besimi për institucionet politike nëKosovë. Një hulumtim i bërë kohët e fundit nga UNDP-ja, në lidhjeme perceptimin e njerëzve lidhur me qeveritë komunale dheshërbimet publike, tregon se populli i Kosovës është i interesuarvetëm sipërfaqësisht për pjesëmarrje vullnetare në jetën civile. 8 Kyraport i njëjtë tregon se besimi i njerëzve ndaj qeverisë qendrore dhelokale është i ulët, e po ashtu është e ulët edhe përfshirja e tyre nëkërkimin e përgjegjësive nga përfaqësuesit.Shoqëria civile, kapitali shoqëror dhe gratëDemokratizimi në Kosovë në 10-15 vjetët e shkuara ka qenë iidentifikuar me nevojën për zhvillimin e shoqërisë civile. Pas rëniessë socializmit dhe ngritjes së politikave nacionaliste, shumëhulumtues, krijues politikash dhe ekonomistë definuan shoqëritë eEvropës Lindore si shoqëri që u mungojnë institucionet qytetare dhepjesëmarrja politike. Tash Kosova është bërë një nga vendet kryesoreku OJQ-të dhe agjencitë e ndryshme punojnë për të “ndërtuar njëshoqëri demokratike civile” ku të ashtuquajturat “çështje gjinore”kishin zënë vendin kryesor. Përderisa shoqëria civile vazhdon tëkonsiderohet si parakusht kryesor për kalimin e Kosovës nëdemokraci, gjykimet e bëra për statusin e gruas, rolet dhe një gamë etërë e faktorëve që hyjnë në politikën gjinore përdoren si shënjues nëbarometrin e përparimit të Kosovës. Politika “Standardet parastatusit” është çelës për këtë proces, për shkak se i përkufizon hapat ecaktuar që duhet ndërmarrë shoqëria dhe institucionet në Kosovë parase të konsiderohet si një akter “i pjekur” në rrafshin ndërkombëtar.Lëvizjet e grave, vendase dhe të huaja, kanë prodhuar disa ngaakterët me të dukshëm politik në skenën politike të Kosovës. Qëllimii tyre është që t’i përgjigjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nevojave tëgrave kosovare si dhe të detyrojnë mbajtjen e bisedimeve të vështirame dhuruesit (donatorët) e huaj dhe këshilltarët e projekteve.8 Mozaik nga Kosova: Përceptimi i qeverive komunale dhe shërbimeve publike nëKosovë. UNDP: Prishtinë, 2003.48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!