20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës jashtë territorit të Kosovës. 10 Sa i përket pranisë ushtarake

ndërkombëtare (KFOR-it), Ombudspersoni është i autorizuar të negociojë dhe nënshkruajë marrëveshje

bashkëpunimi me Komandantin e Forcave të NATO-s në Kosovës(COMKFOR); pa marrëveshje të tilla,

Ombudpsersoni nuk ka të drejtë ligjore për të vepruar në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me KFORin.

11

Pushteti i Avokatit të Popullit përfshin kompetencën që të mund të pranojë ankesa, të vëzhgojë, të hetojë

dhe të ofrojë shërbime të mira, të ndërmarrë masa preventive, të bëjë rekomandime dhe të jep këshilla

për çështjet që kanë të bëjnë me punën e tij apo saj. 12 Nëse konkludohet, që autoriteti publik me të

vërtetë ka shkelur të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit ka të drejtë të ndërmerr të gjitha masat e

nevojshme,duke përfshirë edhe intervenimin e drejtëpërdrejtë te autoritet përkatëse, të cilat duhet të

përgjigjen brenda një afati të arsyeshëm kohor. 13 Ky intervenim, gjithashtu mund të përfshijë edhe

rekomandimin për autoritetet kompetente, që procedurat disiplinore apo penale të iniciohen kundër

personave të caktuar të inkriminuar në to, apo që ekzekutimi i vendimit kundër personit të pezullohet,

d.m.th. vendimi nuk mund të zbatohet derisa Ombudspersoni t’i bëjë hetimet e rastit. 14

Gjatë hetimeve, Avokati i Popullit mund të hyjë dhe kontrollojë çdo vend ku njerëzit janë privuar nga

liria dhe mund të marrë pjesë në mbledhje apo seanca gjyqësore që kanë të bëjnë me njerëzit e tillë, duke

e pasur parasysh që Avokati i Popullit ka të drejtë të ketë qasje dhe t’i kontrollojë dosjet dhe dokumentet

e administratës së përkohshme civile dhe të çdo institucioni qendror apo lokal. Megjithatë, zbatimi i

pushtetit të Avokatit të Popullit ishte ende i dobët, ngase nuk mund të iniconte procedurë ligjore kundër

autoriteteve publike, kur ata nuk bashkëpunin ose refuzonin të zbatonin rekomandimet e lëshuara nga

Avokati i Popullit. Lëshimi i rekomandimeve dhe publikimi i shkeljeve ishin të vetmet instrumente që

kishte në dispozicion Avokati i Popullit. Në rast të mos pajtueshmërisë, i vetmi mjet juridik në

dispozicion të Ombudspersonit ishte që t’i drejtohet PSSP-së, i cili nuk ishte i obliguar të ndërmerr

ndonjë veprim ndaj autoritetit publik, që kishte refuzuar të ndiqte rekomandimin e Ombudspersonit.

2. Legjislacioni aktual

10 Po aty, neni 3.2.

11 Po aty, neni 3.4.

12 Po aty, neni 4.1.

13 Po aty, neni 4.5.

14 Po aty, neni 4.6 dhe 4.10.

8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!