20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

keqpërdorim të autoritetit, p.sh. duke marrë ose dëmtuar në mënyrë të paligjshme pronën private ose

kufizuar në mënyrë disproporcionale lirinë e lëvizjes së personave, gjatë operacioneve për reagim ndaj

krizave ose operacioneve të mbrojtjes civile. Prandaj, veprimet e ndërmarra nga FSK mund gjithashtu, të

klasifikohen si veprime që ndikojnë tek palët e treta si dhe si veprime që ndikojnë në statusin dhe të

drejtat e punësimit të personelit të FSK-së. Veprimet e ndërmarra nga FSK, të cilat ndikojnë në palët e

treta, mund të rezultojnë me procedura disiplinore ndaj pjesëtarëve të FSK-së. 33 Procedurat e tilla mund

të iniciohen përmes ankesës së ushtruar nga një pjesëtar i FSK-së dhe /ose një qytetar i përfshirë, në

pajtim me Kodin Disiplinor të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 34 Ankesat e pjesëtarëve individual të FSKsë,

lidhur me vendimet që ndikojnë në statusin dhe të drejtën e tyre për punësim, trajtohen ndaras në

pajtim me Rregulloren nr. 09/2008 mbi Shqyrtimin e ankesave për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 35

4. Këshilli për Siguri i Kosovës

Në parim, Këshilli për Siguri i Kosovës nuk ka pushtet ekzekutiv, meqë është kryesisht forum për

shqyrtimin dhe zhvillimin e politikave dhe strategjive lidhur me sektorin e sigurisë. 36 Në mënyrë të

veçantë, megjithatë, kur Presidenti i Kosovës shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë së

Kosovës ushtron pushtet ekzektiv. 37 Në këtë cilësi, Këshilli për Siguri i Kosovës autorizohet të

ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme për sanimin e emergjencës. 38 Është evidente, që në ushtrimin e

pushtetit ekzekutiv të tillë, Këshilli për Sigurisë i Kosovës mundet gjithashtu, që të shkel të drejtat e

njeriut ose të keqpërdorë pushtetin e tij. Ligji për themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës nuk ofron

mjete juridike ndaj veprimeve të tilla të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Megjithatë, ankesat për veprime

të tilla bien nën juridiksionin e Avokatit të Popullit. 39

Praktika

Në raportin vjetor 2007-2008, Avokati i Popullit ka raportuar 35 raste të ankesave të parashtruara ndaj

Policisë së Kosovës, 40 ndërsa ndërmjet vitit 2008 dhe 2010 janë parashtruar edhe 8 ankesa tjera. 41 Deri më

33 Po aty, neni 14.1

34 Kodi Diciplinor i Forcës së Sigurisë së Kosovës nr. 04/2008, neni 5.

35 Po aty, neni 15.2.

36 Po aty, neni 2.

37 Po aty neni 13.1.

38 Po aty, neni 13.2.

39 Rregullorja e UNMIK-ut, nr. 2006/6, neni 3.1

40 Raporti i VIII-të vjetor i Avokatit të Popullit, të datë 21 korrik 2008, fq. 109.

41 Intervistë me z. Veton Vula, Drejtor i hetimeve, Institucioni i Avokatit të Popullit, i datës 17 maj 2010.

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!