20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

inicimeve të procedurave penale dhe padive nga Prokuroria Publike. 151 Të paktën,

sa i përket

prokurorëve publik të EULEX-it, marrëdhëniet janë përmirësuar në 24 nga 35 rastet, për të cilat Agjencia

i ka raportuar EULEX-it, prokurorët e tyre publik i kanë filluar procedurat penale. 152 Në mungesë të

zbatimit të kompetencave të veta dhe për shkak të varësisë së vazhdimësisë nga Prokuroria Publike,

strategjia më premtuese që Agjencia të ketë ndikim afatgjatë mbi korrupsionin duket të jetë ngritja e

vetëdijes, veçanërisht në mesin e të rinjve dhe shoqërisë civile – të nevojës për luftimin e korrupsionit

para se ai të materializohet në fakt. 153 Ky vëzhgim vërteton perceptimin publik të Agjencisë si një

institucion me funksion parandalues dhe edukativ sesa si një institucion represivë. 154

KONKLUZIONET

Korniza ligjore, institucionale dhe e politikave, që i rregullon si sektorin e sigurisë ashtu edhe

institucionet e pavarura (Revizorin e Përgjithshëm, Avokatin e Popullit dhe Agjencinë Kundër

Korrupsionit) ekziston dhe është në pajtim me standardet demokratike ndërkombëtare të pranuara.

Megjithatë, zbatimi i duhur i ligjeve dhe i politikave përkatëse vuan nga përpjekjet e vazhdueshme për

ushtrimin e presionit politik mbi institucionet e pavarura. Ky është problemi më kritik, ngase ka ndikim

të kundërt në mbikëqyrjen e tyre efektive mbi institucionet e sigurisë.

Sa i përket Institucionit të Avokatit të Popullit, moszbatimi i duhur i kornizës ligjore ekzistuese është

gjithashtu një çështje për t’u brengosur seriozisht. Avokati i Popullit posedon thjeshtë “kompetenca të

buta”, kryesisht në formë të rekomandimeve, të cilat në pjesën dërmuese të rasteve nuk janë në pajtim

me autoritetet publike, të cilave i drejtohen ato. Veçanërisht, kur kemi të bëjmë me ankesat e ushtruara

ndaj Policisë së Kosovës, paanësia dhe pavarësia e Inspektoratit Policor të Kosovës vihet në pikëpyetje,

meqë disa kërkesa drejtuar Inspektoratit Policor të Kosovës nga Avokati i Popullit nuk kanë rezultuar

me procedura penale ose disiplinore ndaj zyrtarëve policor. Mungesa e vazhdimësisë dhe

pajtueshmërisë në pjesën e qeverisë, me rekomandimet e bëra nga Avokati i Popullit, krijojnë

përshtypjen që qeveria nuk është e gatshme të ia ofrojë mbështetjen Avokatit të Popullit. Kjo gjithashtu

151 Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, fq. 14.

152 Po aty,

153 Intervistë me z. Hasan Preteni.

154 Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, fq. 11.

33

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!