20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Revizori i Përgjithshëm është gjithashtu, i obliguar të kryejë revizionin, nëse ministri i financave dhe

ekonomisë ka përcaktuar që organizata buxhetore nuk ka përmbushur kërkesat dhe nuk është

përmbajtur procedurave të përcaktuara në

Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe

përgjegjësitë. 78

Raportet e revizionit të përgatitura nga Revizori i Përgjithshëm i dorëzohen Kuvendit të Kosovës dhe

institucionit ose subjektit përkatës dhe këto raporte bëhen publike gjithashtu. Institucioni ose subjekti i

që i është nënshtruar revizionit ka 30 ditë afat pas publikimit të raportit, që t’ia dorëzojnë Revizorit të

Përgjithshëm raportin ku është dhënë mendimi, ku tregohet se si ky institucion ose subjekt mendon t’i

zbatojë rekomandimet e bëra në raportin e revizionit. 79 Megjithatë, ligji nuk parasheh ndonjë sanksion

në rast se institucioni nuk i përmbush kërkesat, d.m.th. kur institucioni ose subjekti nuk e dorëzon

raportin për atë se si mendon t’i përmbahet rekomandimeve të bëra nga Revizori i Përgjithshëm, ose kur

nuk ndërmerr veprim korrigjues fare.

Kompetencat e Revizorit të Përgjithshëm, përkundër atyre të Avokatit të Popullit përfshijnë sanksione

dhe në këtë mënyrë garantojnë shkallë më të lartë të bindjes ndaj kërkesave. Revizori i Përrgjithshëm ka

të drejtë të urdhërojë personin, që t’i sigurojë çfarëdo informata që ai kërkon, të paraqitet para tij dhe

sigurojë dëshmi si dhe t’i sigurojë dokumente 80 , të hyjë në çdo lokal të përdorur nga një institucion, të

ketë qasje në pasuri ose dokumente dhe të kontrollojë, të bëjë kopje ose të nxjerr kopje nga ato të

dhëna 81 . Mospërmbajtjes ndaj udhëzimeve të Revizorit të Përgjithshëm ose pengimit të Revizorit të

Përgjithshëm në ushtrimin e komepetncave të tij/saj parashihet dënimi me gjobitje ose burgim deri në tri

vjet. 82

Revizori i Përgjithshëm është i obliguar ta ruaj informatën e ndjeshme, meqë ai/ajo nuk duhet ta bëjë

publike ose zbulojë ndonjë informacion të klasifikuar me ligj, si informatë konfidenciale. 83 Në raste të

tilla, Revizori i Përgjithshëm i dorëzon Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nëse kërkohet me shkrim,

78 Ligji për Menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, neni 75

79 Po aty, neni 3.3.

80 Po aty, neni 4.1.

81 Po aty, neni 4.4.

82 Po aty, nenet 4.3 dhe 4.5.

83 Po aty, neni 4.9.

21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!