20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Popullit është që mund ta vë në dijeni Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë dhe mund të dalë me një

deklaratë publike për këtë çështje.

3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, i jep Avokatit të Popullit

statusin e institucionit të themeluar dhe të mbrojtur drejtpërsëdrejti me kushtetutë. Sipas rrethanave të

reja kushtetuese, Avokati i Popullit caktohet nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj, pavarësia e Avokatit të

Popullit lejohet me Kushtetutë, dhe tani është kërkesë kushtetuese për secilin institucion apo autoritet

që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës t’i përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit, p.sh.

të dorëzojë dokumentacionin dhe informatën e kërkuar në pajtim me ligjin. Funksioni kushtetues i

Avokatit të Popullit është që të monitorojë, mbrojë dhe ruaj të drejtat dhe liritë e individëve nga

veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike. Ky është një

formulim shumë i gjerë. Së këndejmi, është e paqartë nëse ai mbulon vetëm autoritetet publike të

themeluara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ose nëse ai shtrihet tek autoritetet publike tjera që

veprojnë në Kosovë, p.sh. Prania Ndërkombëtare Civile, Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë

(EULEX-i), KFOR-i dhe UNMIK-u. Megjithatë, Kushtetuta i kufizon kompetencat e Avokatit të Popullit

për të bërë rekomandime dhe propozuar veprime kur vihet në përfundim, që ka pasur shkelje të të

drejtave dhe lirive të njeriut nga administrata publike ose autoritetet shtetërore.

Risi, është e drejta e Avokatit të Popullit për t’i drejtuar pyetje Gjykatës Kushtetuese për pajtueshmërinë

kushtetuese të ligjeve, dekreteve presidenciale, rregulloreve të qeverisë dhe statuteve komunale.

Kompetenca për të kontrolluar kushtetutshmërinë nuk shtrihet përkitazi,deri tek aktet individuale ose

mosveprimet e autoriteteve shtetërore, që mund të jenë shkelje specifike ose individuale e të drejtave të

njeriut.

4. Projekt ligji për Avokatin e Popullit

Duke pasur parasysh ndryshimet në nivelin kushtetues, Qeveria ia ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës

projekt ligjin e ri për Avokatin e Popullit. Projekt ligji përmban disa risi për kompetencat ekzistuese të

Avokatit të Popullit, p.sh. kur ai inicion hetimet, Avokati i Popullit duhet të ketë pëlqimin e personit, të

drejtat e të cilit supozohet të jenë shkelur. Gjithashtu, Ombudspersoni nuk mund të intervenojë në rastet

para gjykatave, vetëm nëse vetë procedurat gjyqësore vonohen pa arsye ose ka abuzim të autoritetit

haptas. Tani është thënë shumë qartë, që Avokati i Popullit mund të hyjë në objektet zyrtare të të gjithë

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!