20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ndjek Avokati i Popullit kur e proceson ankesën ndaj AKI, atëherë çfarë nëse AKI i cakton rregullat dhe

procedurat. të cilat do të mund ta pengonin ose vononin dukshëm procedimin efektiv të ankesave

dhe/ose mund të mos jenë në pajtim me pavarësinë kushtetuese të Avokatit të Popullit?

Interpretimi i mundshëm i ligjit mund të jetë, që dispozitat ligjore të zbatohen në kuptimin që AKI ka

procedurat e veta për ankesa, të zhvilluara në konsultim me Avokatin e Popullit, ndërsa Avokati i

Popullit zbaton procedurat e veta kur drejton ankesë ndaj AKI-së, siç është përmendur më lartë.

Informatat e klasifikuara gjithsesi do të mbrohen me legjislacion të veçantë dhe Avokati i Popullit

tanimë do të duhet t’i miratojë rregullat dhe procedurat e veta për këtë çështje, në mënyrë që mos ketë

nevojë për AKI-në, që të hartojë rregulla dhe procedura të reja vetëm për hir të ruajtjes së informatave të

klasifikuara. Rrjedhimisht, personi i ndikuar ka mundësinë, si për parashtrimin e ankesës tek AKI ashtu

edhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

Kurdoherë, që ankesa dorëzohet në AKI, lidhur me aktivitetet e AKI-së, është përgjegjësi e Inspektorit të

Përgjithshëm të AKI-së të hetojë këtë ankesë. 21 Por, ligji nuk e qatëson se kush ka kompetencë të marrë

vendimin përfundimtar për kërkesën në fjalë. Formulimi i ligjit sugjeron që Inspektori i Përgjithshëm,

pas hetimit të ankesës, t’i rekomandojë drejtorit të AKI-së veprime korrektuese, 22 por duke ia lënë në

diskrecion Drejtorit të AKI-së për të vendosur, nëse dhe cfarë lloji të veprimit korrektues do të

ndërmerrë në fund. Dispozitat e ligjit, në lidhje me procedurat e AKI-së për ankesa, janë shumë të

paqarta dhe të hapura për interpretim. Kjo gjë do të duhet të rregullohet me rregullat e reja të AKI-së

për ankesa. Për momentin, megjithatë, nuk ka ndonjë informatë që e vërteton nëse AKI ka zhvilluar me

të vërtetë rregullat e tilla, ndërsa deri më tani, nuk është publikuar asgjë zyrtarisht nga AKI në këtë

drejtim.

2. Policia e Kosovës

Ekzistojnë dy lloje të veprimeve nga ana Policisë së Kosovës, të cilat mund t’i nënshtrohen ankesës,

d.m.th. veprimet policore që ndikojnë në mënyrë të pafavorshme te personat e tretë jashtë Policisë së

Kosovës dhe veprimeve të policisë, që ndikojnë në Zyrtarët e Policisë së Kosovës, në lidhje me statusin

e tyre ligjor dhe të drejtat e punësimit. Sa i përket veprimeve të policisë ndaj personave të tretë,

Inspektorati Policor i Kosovës është përgjegjës për hetimin e akuzave për vepra të rënda apo të lehta

disiplinore, të kryera nga Drejtori i Përgjithshëm, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm apo ndonjë

21 Po aty, neni 10.7.

22 Po aty, neni 10.3.

12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!