20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

autoriteteve publike, ndërsa në të kaluarën kompetenca e tillë ka qenë e kufizuar, sa i përket hyrjes në

vende, ku njerëzit kanë qenë të privuar nga liria.

Megjithatë, kompetencat mbeten “ të buta”, d.m.th. mosbashkëpunimi me Avokatin e Popullit ose

moszbatimi i rekomandimit të tij mund të rezultojë me rekomandim tjetër për ndërmarrjen e veprimit

disiplinor ndaj shërbyesit civil. Zbatimi i të cilit varet nga diskrecioni i autoritetit publik përkatës. Sipas

projekt ligjit të ri, Avokati i Popullit vazhdon të pranoj fonde nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

Megjithatë, në projekt ligj thuhet qartë, që Avokati i Popullit duhet të ia dorëzojë propozimin e buxhetit

vjetor të tij drejtpërsëdrejti Kuvendit të Kosovës 17 , në këtë mënyrë duke iu shmangur ndërhyrjes së

mundshme të qeverisë në ndarjen e buxhetit të Institucionit të Avokatit të Popullit. Deri më tani,

pikërisht, kjo ndërhyrje e mundshme është kritikuar të jetë një prej pengesave më madhore të pavarësisë

së Avokatit të Popullit, sipas legjislacionit ekzistues. 18

II. Legjislacioni lidhur me sektorin e sigurisë

1. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë

Ligji mbi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë është legjislacioni i vetëm, i cili në mënyrë të qartë i jep

individëve, institucioneve dhe palëve të treta të drejtë të ankesës ndaj veprave të Agjencisë së Kosovës

për Inteligjencë (AKI) tek Institucioni i Avokatit të Popullit. 19 Personat e ndikuar nga veprimet e

ndërmarra të AKI mund t’i adresojnë ankesat e tyre te Avokati i Popullit dhe në të njëjtën kohë të

ngrisin padi në gjyq kundër AKI-së. Për më tepër, ligji thotë, që AKI është e obliguar të zhvilloj

rregulloren mbi mekanizmin e ankesave, e cila duhet të zhvillohet në konsultim me Avokatin e

Popullit. 20 Në krahasim me rregullat dhe rregulloret tjera të AKI-së, këto procedura dhe ankesa janë

publike dhe nuk mund të klasifikohen si dosje të fshehta.

Megjithatë, ligjet që rregullojnë mekanizmin e ankesave nuk janë plotësisht të qarta. Formulimi i ligjit

mund të nënkuptojë, që ose AKI i zhvillon regullat, të cilat Avokati i Popullit duhet t’i përmbahet kur

parashtrohet ankesa, ose AKI ka mekanizmat e vet për ankesa, rregullat e të cilit duhet t’i zhvillojë në

konsultim me Avokatin e Popullit. Opcioni i mëparshëm do të ngriste shqetësime serioze nga pikëpamja

kushtetuese, sa i përket pavarësisë së Avokatit të Popullit. Nëse AKI i cakton rregullat, të cilat duhet t’i

17 Projekt ligji për Avokatin e Popullit, neni 34.1. dhe 2.

18 Intervista me Hilmi Jasharin, më 24 shkurt 2010

19 Ligji nr. 03/L-063 mbi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, neni 39.2.

20 Po aty, neni 7.3 (xix)

11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!