20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mënyrë të pavarur dhe nuk mund t’i nënshtrohet kurrfarë direktive ose kontrolli nga ndonjë person ose

institucion. 67 Në veçanti, Revizori i Përgjithshëm nuk mund t’i nënshtrohet kurrfarë direktive për atë se

duhet apo nuk duhet të bëhet një revizion i caktuar, për mënyrën si duhet të bëhet një revizion i caktuar

dhe për përparësinë që duhet dhënë ndonjë çështjeje të caktuar. 68

Ligji theskon kushtet e Kushtetutës, që deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kosovë, Revizori i

Përgjithshëm emërohet nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil (PNC). Megjithatë, si në ligji ashtu edhe

në Kushtetutë përcaktohet, që Revizori i Përgjithshëm shkarkohet nga Kuvendi i Kosovës me kusht që të

plotësohen disa kushte. 69 Ndonëse, është e qartë që Revizori i Përgjithshëm zgjedhet nga PNC, por nuk

është e qartë, nëse Kuvendi i Kosovës mbetet përgjegjës për shkarkimin e Revizorit të Përgjithshëm apo

ndoshta edhe kompetenca për shkarkim i ngarkohet PNC-së. Propozimi për Zgjedhje, Kushtetuta dhe

ligji mbeten të heshtura në pyetjen se kush është autoriteti që e kryen shkarkimin, meqë përcaktohet

vetëm që PNC është autoriteti, që e bën shkarkimin. Në njërën anë mund të diskutohet, që është parim i

ligjit që autoriteti që e bënë emërimin duhet domosdoshmërisht të jetë edhe ai që bënë shkarkimin

gjithashtu, prandaj PNC është përgjegjës për shkarkimin e Revizorit të Përgjithshëm gjatë periudhës

tranzitore. Në anën tjetër, mund të diskutohet, që çfarëdo kompetence që nuk është e përcaktuar në

mënyrë të qartë për PNC, mbetet në kuadër të autoritetit të përcaktuar në ligj, që do të nënkuptonte se

Kuvendi do të ketë kompetencën për shkarkimin e Revizorit të Përgjithshëm.

Kjo pyetje nuk ka vetëm rëndësi teorike, meqë marrëveshjet për shkarkimin e Revizorit të Pëgjithshëm

kanë ndikim në shkallën e pavarësisë së tij. Ky është një ndryshim i dukshëm, nëse Revizori i

Përgjithshëm shkarkohet në bazë të gjykimit të një personi të vetëm, siç është PNC-ja, ose në bazë të

vendimit me shumicën e dy të tretave, të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në bazë të

propozimit të Presidentit të Kosovës ose me nismën e një të tretës së deputetëve të Kuvendit të

Kosovës 70 . Nëse PNC-ja është autoriteti shkarkues, nuk është e qartë gjithashtu nëse PNC lidhet për

arsyet, që lejojnë shkarkimin siç është paraparë në ligj ose nëse PNC ka diskrecion të plotë në

përcaktimin se kur dhe për çfarë arsye ai/ajo mund ta shkarkojë Revizorin e Përgjithshëm.

67 Ligji nr. 03/L-075 mbi themelimin e Zyrës së Revizorit të Përgjithshëm dhe Zyrës së Revizionit të Kosovës, neni 2.1.

(Referencat e mëtutjeshme për nenet e Ligjit nr. 03/L-075 mbi themelimin e e Zyrës së Revizorit të Përgjithshëm dhe Zyrës së

Revizionit të Kosovës, poqëse nuk përcaktohet ndryshe).

68 Po aty, neni 2.2.

69 Po aty, neni 2.10.

70 Kushtetuta e Kosovës, neni 136.4

19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!