20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

AGJENCIA KUNDËR KORRUPSIONIT

Legjislacioni

Agjencia Kundër Korruspionit (më tej “Agjencia”) u themelua si institucion i pavarur, përgjegjëse për

zbatimin e politikave publike për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë. 129 Agjencia, si

institucion i pavarur, mbrohet me Kushtetutë, që i garanton t’i ushtrojë funksionet e veta në mënyrë të

pavarur nga çdo organ ose autoritet tjetër në Kosovë. 130 Kushtetuta parasheh që agjencitë e pavarura

kanë buxhetin e tyre, administrohen në mënyrë të pavarur, në pajtim me ligjin dhe secili autoritet publik

në Kosovë, ëshë i detyruar të bashkëpunojë me agjencinë. 131 Megjithatë, në krahasim me Avokatin e

Popullit dhe Revizorin e Përgjithshëm, të cilët e kanë bazën e tyre ligjore në Kushtetutë, Agjencia është

themeluar thjeshtë, me ligj. Derisa, shuarja e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Revizorit të

Përgjithshëm kërkon ndryshimin e Kushtetutës, shuarja e Agjencisë mund të bëhet me një ligj të thjeshtë

të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj, pozita ligjore e Agjencisë sipas Kushtetutës është dukshëm

më e dobët se ajo e Avokatit të Popullit dhe Revizionit të Përgjithshëm.

Agjenica i përgjigjet Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit Mbikëqyrës të Agjencisë, të cilin duhet ta

themelojë Kuvendi i Kosovës. 132 Komisioni Mbikëqyrës është përgjegjës për shqyrtimin e raporteve të

Agjencisë, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e punës së drejtorit dhe inicimin e procedurës për përzgjedhjen

dhe shkarkimin e drejtorit si dhe për kontrollimin dhe mbikëqyrjen e pasurisë së deklaruar nga zyrtarët

e lartë të Agjencisë dhe rastet e konfliktit të interesit që mund të jenë të përfshirë. 133 Komisioni

Mbikëqyrës e zëvendëson Këshillin e mëparshëm të Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kosovës, që nuk

është dëshmuar të jetë shumë efikas dhe me drejtorin kishte një marrëdhënie jofunksionale të prirur për

konflikt. 134 Buxheti, të cilin Agjencia ka të drejtë ta menaxhojë në mënyrë të pavarur, miratohet nga

Kuvendi i Kosovës me propozimin e Agjencisë. 135 Agjencia udhëhiqet nga drejtori, i cili emërohet nga

Kuvendi i Kosovës, në bazë të procedurës për konkurrencë të hapur. 136

129 Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit, neni 3.Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit ka hyr në fuqi më 20 shkurt

2010.

130 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 142.1

131 Kushtetuta, nenet 142.2 dhe 142.3.

132 Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit, nenet 5 dhe 13.

133 Po aty, neni 14.

134 Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, Azhurnim mbi Raportin e Progresit për Kosovën 2010, fq. 11.

135 Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit, neni 4

136 Po aty, nenet 7 dhe 8.

30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!