20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

AUDITORI I PËRGJITHSHËM

Legjislacioni për Revizorin e Përgjithshëm

1. Kushtetuta

Funksionet dhe përgjegjësitë e Revizorit të Përgjithshëm rregullohen me Kushtetutën e Republikës së

Kosovës dhe Ligjin mbi themelimin e zyrës së revizorit të përgjithshëm dhe zyrës së revizionit të

Kosovës. 61 Në Kushtetutë thuhet që, Revizori i Përgjithshëm në Kosovë është institucioni më i lartë i

kontrollit ekonomik dhe financiar. 62 Në këtë cilësi, Revizori i Përgjithshëm ka obligim kushtetues të

kontrollojë:

(i) veprimtarinë ekonomike të institucioneve publike dhe personave të tjerë juridikë shtetërorë;

(ii) përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve publike nga organet e pushtetit qendror dhe lokal;

(iii) veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjeve publike dhe personave juridikë tjerë, tek të cilat Shteti ka

një pjesë të aksioneve ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti. 63

Revizori i Përgjithshëm zgjedhet dhe shkarkohet nga Kuvendi i Kosovës, të cilit ai i paraqet raport. 64

Megjithatë, në Kushtetutë thuhet, si marrëveshje kalimtare që, deri në fund të mbikëqyrjes

ndërkombëtare dhe zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit të Kosovës, datë 26

mars 2007, Revizori i Përgjithshëm duhet të jetë një ndërkombëtarë i emëruar nga Përfaqësuesi

Ndërkombëtarë Civil. 65 Prandaj, Kushtetuta përfshin kërkesën e përcaktuar drejtpërsëdrejti në

Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007, e cila ka epërsi

ndaj të gjitha dispozitave tjera të Kushtetutës. 66

2. Ligji

Ligji për themelimin e Zyrës së Revizorit të Përgjithshëm dhe Zyrës së Revizionit të Kosovës qartëson

domethënien e “pavarësisë” duke saktësuar, që Revizori i Përgjithshëm duhet t’i kryejë detyrat e tij në

61 Ligji nr. 03/L-075 mbi themelimin e Zyrës së Revizorit të Përgjithshëm dhe Zyra e Revizionit të Kosovës .

62 Kushtetuta e Kosovës, neni 136.1

63 Po aty, neni 137.

64 Po aty, nenet 136.3 dhe 138.

65 Po aty, neni 157.

66 Po aty, neni 143.

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!