20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

aportin konfidencial duke identifikuar informatën e klasifikuar dhe dhënë arsyetimin se pse informata

e tillë është hequr nga raporti i publikuar. 84

Legjislacioni lidhur me sektorin e sigurisë

1. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) u themelua si agjenci e financuar nga Buxheti i Konsoliduar i

Kosovës dhe vepron nën mandatin e Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovoë 85 I nënshtrohet revizionit

të Revizorit të Përgjithshëm. Drejtori i AKI-së është përgjegjës për shpenzimet e ligjshme të fondeve të

lejuara për AKI-në. 86 Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme autorizohet të shpenzojë fonde jashtë

dispozitave ligjore, në lidhje me shpenzimin e fondeve qeveritare. 87 Rrethanat e tilla të jashtëzakonshme

nuk janë të definuara qartë dhe vetë shprehja është aq e paqartë, saqë lejon mundësinë për

keqpërdorimin e pushtetit të tillë. Mekanizmi i vetëm kontrollues është kryeministri, të cilit Drejtori i

AKI-së duhet t’i raportojë menjëherë gojarisht për shpenzimin dhe e arsyeton me shkrim brenda 48

orësh pas shpenzimit. 88

Inspektori i përgjithshëm i AKI-së është përgjegjës për sigurimin e funksionit të kontrollit të brendshëm

të AKI-së, duke përfshirë shqyrtimin e veprimtarive të AKI-së dhe revizionet financiare të këtyre

veprimtarive. 89 Derisa raportet e revizionit të Inspektorit të Përgjithshëm duhet t’i dorëzohen si

Kryeministrit ashtu edhe Drejtorit të AKI-së, Inspektori i Përgjithshëm i rekomandon vetëm Drejtorit të

AKI-së veprime korrektuese dhe vëzhgon progresin e Drejtorit të AKI-së për veprimet korrektuese të

propozuara. 90

Megjithatë, Drejtori i AKI-së mund t’ia ndaloj Inspektorit të Përgjithshëm të iniciojë, kryejë oapo

përfundojë cilindo inspektim ose revizion, nëse Drejtori i AKI-së përcakton se është e nevojshme të

84 Po aty, neni 4.10.

85 Ligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, nenet 1.6 dhe 5.

86 Po aty, neni 41.1.

87 Neni, 42.1

88 Neni 42.2

89 Neni 10.4

90 Neni 10.3

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!