20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE

Kuvendi i Kosovës ka themeluar Avokatin e Popullit, Auditorin e Përgjithshëm dhe Agjencinë Kundër

Korrupsionit, si institucione të pavarura shtetërore. Këto institucione kanë një rol shumë të rëndësishëm

në sigurimin e zbatimit të kontrollit reciprok dhe respektimin e plotë të sundimit të ligjit nga të gjitha

autoritetet publike, duke përfshirë institucionet e reja të sigurisë në Kosovë. Derisa kornizat ligjore,

institucionale dhe të politikave në fuqi janë në pajtim me standardet demokratike të njohura

ndërkombëtarisht, ato ende vuajnë nga dykuptimësitë në formulimet ligjore, si rezultat i mungesës së

përvojës së hartimit ligjor. Gjithashtu, zbatimi i këtyre kornizave ka mbetur mbrapa për shkak të

ndërhyrjeve politike të pavend, që e pengojnë seriozisht funksionimin e paanshëm dhe efektiv të këtyre

institucioneve të pavarura. Këto ndërhyrje përfshijnë:

• mungesën e vazhdimësisë nga ana e qeverisë dhe parlamentit për rezultatet dhe

rekomandimet e dorëzuara atyre nga institucionet e pavarura;

• përpjekjet nga ana e qeverisë për të ndikuar në përbërjen dhe rezultatet e tyre;

• kuadrot joadekuate dhe ndarjen joadekuate e burimeve financiare;

• keqpërdorimin e dykuptimësive në legjislacionin ekzistues si rezultat i hartimit ligjor të

dobët;

• mungesën e mbështetjes politike nga ana e qeverisë dhe parlamentit;

• asistencën e pamjaftueshme nga sektori i drejtësisë.

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të udhëheqin si shembull i mirë dhe të demonstrojnë publikisht

mbështetjen e palëkundur për institucionet e pavarura. Ata, duhet ta respektojnë pavarësinë e tyre të

garantuar me kushtetutë dhe ligj. Përndryshe, nëse vazhdojnë praktikat aktuale, atëherë institucionet e

sigurisë nuk do të kenë motiv për të bashkëpunuar me institucionet e pavarura. Sidoqoftë, thjeshtë ata

kanë “kompetenca të buta” dhe gjithashtu varen plotësisht nga departamenti shumë i dobët i drejtësisë

për zbatimin e veprimeve.

Për arsyen që institucionet e sigurisë janë ende në fazat e hershme të zhvillimit të tyre dhe ende nuk e

kanë zhvilluar aftësinë institucionale që të jenë plotësisht funksionale, ato ende i ekspozohen shkeljeve

të mundshme të të drejtave të njeriut, keqpërdorimit të fondeve publike dhe ndikimit negativ përmes

4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!