20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mbrohen interesat vitale të sigurisë së Kosovës. 91 Kjo përsëri mund të interpretohet si dispozitë e gjerë

dhe e paqartë, duke i lejuar drejtorit të AKI-së diskrecion të pamasë. Në një institucion, përgjegjësia e të

cilit është mbledhja e informatave që kanë të bëjnë me kërcënimin e sigurisë së Kosovës, pothuajse çdo

veprim cilësohet i domosdoshëm për mbrojtjen e interesit vital të sigurisë së Kosovës dhe në këtë

mënyrë t’i jipet drejtorit të AKI-së arsyetimi për parandalimin e Inspektorit të Përgjithshëm në kryerjen

e hetimeve dhe revizioneve. Pastaj, përsëri Inspektori i Përgjithshëm duhet t’i raportojë organit

mbikëqyrës parlamentar, i cili gjithashtu është përgjegjës për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës së

AKI-së dhe për shqyrtimin e raporteve nga Drejtori i AKI-së lidhur me veprimet dhe shpenzimet e AKIsë.

92 Nëse Drejtori i AKI-së nuk i përmbahet rekomandimeve të Inspektorit të Përgjithshëm për

ndërmarrjen e veprimeve korrektuese në lidhje me veprimtaritë joligjore, organi mbikëqyrës

parlamentar ka mundësinë të ftojë Kryeministrin të ndërmarrë masat e nevojshme, duke përfshirë

inicimin e shqyrtimit të përgjegjësisë. 93 Atëherë, varet nga Kryeministri nëse ai/ajo dhe deri në çfarë

mase do ta mbështesë Drejtorin e AKI-së, por në fakt, as Inspektori i Përgjithshëm e as organi

mbikëqyrës parlamentar nuk kanë mekanizma për ta detyruar Drejtorin e AKI-së t’i përmbahet ligjit.

Funksionin e kontrollit të brendshëm dhe revizionit që ka Inspektori i Përgjithshëm janë veprime

plotësuese të revizionit të jashtëm që i kryen Revizori i Përgjithshëm. Ndërsa, Revizori i Përgjithshëm

është i obliguar të mbrojë informatat e ndjeshme, duke mos publikuar apo zbuluar në raportin publik

asnjë informatë , që klasifikohet me ligj si konfidenciale. Projekt ligji i ri për klasifikimin e informatave

dhe verifikimin e sigurisë mund t’i paraqesë sfida të reja Revizorit të Përgjithshëm në ushtrimin e

funksioneve të auditimit sa i përket AKI-së. Sipas këtij projekt ligji , i cili vlen gjithashtu për institucionet

e pavarura siç është Revizori i Përgjithshëm. Zyrtarët publik mund të kenë qasje në informatat e

klasifikuara si “TEPËR SEKRETE”, “SEKRETE” dhe “KONFIDENCIALE” vetëm nëse kanë vërtetim të

vlefshëm mbi sigurinë dhe të kenë nevojë për të qenë në dijeni të këtyre informatave, që ta kryejnë

misionin apo detyrën e tyre zyrtare. 94

Ndërsa, drejtori i AKI-së ka kompetencë ta klasifikojë informatën si “TEPËR SEKRET” 95 , është gjithashtu

AKI, që ka përgjegjësi për të zhvilluar procedura të verifikimit të sigurisë për të gjitha autoritetet

91 Neni 10.6

92 Po aty, neni 36.6.

93 Po aty, neni 37.3.

94 Ligji mbi klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë, neni 22

95 Po aty, neni 7.2.

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!