20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

a) ekzekutimi i pagesave pa përfunduar punët e prokurimit;

b) keqpërdorimi i mallrave dhe furnizimeve në depon për furnizim të zyrës së PK-së;

c) pagesa e pagave për zyrtarët policor të suspenduar ka rezultuar me keqmenaxhim të

fondeve publike ;

d) listë joadekuate e aseteve të PK-së;

e) mekanizmat e dobët të kontrollit të brendshëm. 115

Vlen të përmendet, që në raport theksohet gjithashtu, që Policia e Kosovës ka zbatuar pjesërisht vetëm 5

prej 14 rekomandimeve të Revizorit të Përgjithshëm, të bëra në raportin e auditimit për vitin 2007 116 ,

pjesa dërmuese e tyre lidhen me përgatitjen e pasqyrave financiare të besueshme, caktimin e qartë të

pagave dhe të ardhurave tjera si dhe inspektimin e duhur të punëve të kryera 117 .

Sa i përket Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Këshillit të Sigurisë së Kosovës, nuk është kryer

asnjë auditim deri më tani, me siguri për shkak se këto janë themeluar mjaft vonë dhe ngase

përqendrimi i Revizorit të Përgjithshëm duket të ketë qenë te ndërmarrjet publike dhe te autoritet

publike kyçe. 118 Revizori i Përgjithshëm duket të jetë në dijeni për nevojën e auditimit të Agjencisë së

Kosovës për Inteligjencë, të përdorë procesin e verifikimit për secilin zyrtar të angazhuar në aktivitetet e

inteligjencës dhe klasifikimin e raporteve të auditimit për AKI. 119 Megjithatë, nuk është e qartë se kush

do të ketë kompetencën e klasifikimit për raportet e auditimit( a do ta ketë vetë AKI, apo Revizori i

Përgjithshëm, i cili nuk ka kompetencë për klasifikim sipas Ligjit për klasifikimin e informatave dhe

verifikimin e sigurisë apo është Kuvendi i Kosovës, të cilit i përgjigjet Revizori i Përgjithshëm) dhe çfarë

ndikimi do të ketë kjo gjë në cilësinë e auditimit, nëse vetë AKI e kryen procesin e verifikimit të sigurisë

së zyrtarëve, të cilët do të jenë përgjegjës për auditimin e AKI-së

Raportet e sipërpërmendura për nivelin e ultë të përmbajtjes së institucioneve publike ndaj

rekomandimeve të bëra nga Revizori i Përgjithshëm, në raportet e auditimit janë vërtetuar edhe me

vërejtjet nga ana e përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile. Kritikë shumë e rëndësishme është

114

Raporti i datës 24 korrik 2009 mund të gjendet në: http://www.ksgov.net/oag/Raportet%20Anglisht/Te%20tjera/SHPK%20-%202008%20eng.PDF.

115 Raporti i datës 24 korrik 2009, fq. 4.

116 Po aty, fq.5

117 Po aty, fq. 5-6.

118 Intervistë me z. Lars Large Olofsson, Auditor i Përgjithshëm, më 24 shkurt 2010.

119 Po aty,

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!