20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Revizionit të Kosovës, e cila ka shtuar numrin e personelit kohëve të fundit prej 92 në 116 punonjës,

është institucion relativisht i ri, kapacitetet e së cilës megjithatë janë duke u përmirësuar gradualisht. 127

Mungesa e përvojës së mjaftueshme dhe burimeve adekuate ka shkaktuar që Revizori i Përgjithshëm të

mos jetë në gjendje të bëjë auditimin e të gjitha autoriteteve publike nën kompetencat e tij audituese.

Megjithatëse, përgjithësisht pranohet, që raportet e auditimit janë dorëzuar me kohë dhe me cilësi të

mirë, publikimi i tyre duket të jetë vonuar për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë. Disa parlamentarë kanë

shprehur shqetësimet e tyre, që raportet e auditimit mund të jenë “korrigjuar” pas ndërhyrjes së

qeverisë gjatë periudhës kohore ndërmjet dorëzimit dhe publikimit të raporteve. Gjithashtu, ekzistojnë

disa raporte në media, që në disa raste Revizorit të Përgjithshëm i është bërë presion nga qeveria për t’i

zbutur të gjeturat e tij në raportet e auditimit, duke deklaruar publikisht që të gjeturat “nuk janë aq të

këqija” për ta minuar ndikimin e tyre. Gjithashtu, janë ngritur disa shqetësime, që Zëvendës Revizorët e

Përgjithshëm mund të jenë zgjedhur për emërim nën ndikime politike, gjë që mund të ketë ndikim

negativ në operacionet e Revizorit të Përgjithshëm. Ndërhyrjet shtesë të qeverisë, në funksionimin e

Revizorit të Përgjithshëm manifestohen me faktin që qeveria nuk i ka lëshuar fondet e alokuara për

Revizorin e Përgjithshëm deri në muajin nëntor të vitit 2009, gjë që e ka vështirësuar punën e Revizorit

të Përgjithshëm për të audituar buxhetin vjetor 2008-2009 Revizori i Përgjithshëm është vendosur në

lokalet, ku nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë punëtorët, gjë që vë pengesa shtesë për

funksionimin e tyre. 128

Këto rrethana tregojnë, që Revizori i Përgjithshëm do të përballet me sfida të shumta kur të kryejë

auditimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës, veçanërisht në fazat fillestare të zhvillimit të tyre, kur

shumë veprimtari të prokurimit publik do të kërkohet t’i bëjnë ato funksionale. Mungesa e mbështetjes

qeveritare dhe e trajtimit adekuat në Kuvendin e Kosovës mund t’i provokoj institucionet e sigurisë t’i

injorojnë raportet e auditimit, të përgatitura nga Revizori i Përgjithshëm, po të mos ketë mekanizma

sanksionues në zbatim, që do t’u ofronte shtytje të nevojshme për të iu përmbajtur atyre.

127 Intervistë me z. Lars Large Olofsson.

128 Intervistë me z. Artan Venhari, KIPRED

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!