20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

AVOKATI I POPULLIT

I. Legjislacioni për Avokatin e Popullit

1. Themelimi i Institucionit të Avokatit të Popullit

Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë, e themeloi Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara në

qershor të vitit 2000 5 , që në atë kohë ishte autoriteti më i lartë legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, sipas

Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi kryesor i

Ombudspersonit është përkrahja dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të individëve dhe personave fizikë

dhe garanton se të gjithë njerëzit në Kosovë mund t’i gëzojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, që

do të mbrohen në mënyrë efektive me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, sidomos me

Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokolat e saj dhe Konventën Ndërkombëtare mbi të

Drejtat Civile dhe Politike. 6 Për ta arritur këtë qëllim, Ombudspersoni ofron mekanizma të përdorshëm

dhe të përshtatshëm për shqyrtimin dhe përmirësimin e gabimeve të veprave që paraqesin keqpërdorim

të pushtetit nga ana e Administratës së Përkohshme Civile apo keqpërdorimeve që mund të paraqiten

nga cilido institucion qendror a lokal. 7 Shprehja “paraqiten nga cilido institucion qendror apo lokal”

është përfshirë në legjislacion sepse në atë kohë, kur është shpallur Rregullorja për Ombudspersonin

nga UNMIK-u, në Kosovë nuk kanë ekzistuar institucionet vetëqeverisëse, ndonëse ishin në zanafillë të

themelimit të tyre. Edhpse i caktuar nga PSSP-ja, Ombudspersonit menjëherë i është garantuar

pavarësia në ushtrimin e kompetencave të tij. 8

Ombudspersoni ka të drejtë ligjore për të pranuar dhe hetuar ankesat e çdo personi apo subjekti në

Kosovë, që kanë të bëjnë me shkeljen e mundshme të të drejtave të njeriut dhe veprave, që paraqesin

keqpërdorim të mundshëm të pushtetit nga ana e Administratës së Përkohshme Civile apo nga ndonjë

institucion qendror a lokal i ardhshëm, që themelohet nga UNMIK-u. 9 Juridiksioni i Ombudspersonit

shtrihet në territorin e Kosovës. Ombudspersoni mund t’i ofrojë gjithashtu, shërbimet e veta për rastet

5 Rregullorja e UNMIK-ut, nr. 2000/38 mbi themelimin e Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë, neni 1.

6 Po aty, neni 1.1.

7 Po aty, neni 1.2.

8 Po aty, nenet 6.2 dhe 2.1.

9 Po aty, neni 3.1.

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!