20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

shprehet me faktin, që Institucioni i Avokatit të Popullit nuk gëzon mbështetje sa i përket burimeve të

nevojshme financiare dhe njerëzore, në mënyrë që ta kryejë punën e vet në mënyrë efektive.

Mundësia për përjashtimin e Avokatit të Popullit nga marrja e informatave të klasifikuara është një

pengesë tjetër shumë serioze në funksionimin e Avokatit të Popullit. Gjithashtu, ka indikacione për

përpjekje në ushtrimin e ndikimit politik mbi Institucionin e Avokatit të Popullit siç ka treguar edhe

vonesa e madhe për emërimin e Avokatit të Popullit. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, është

mungesa e juridiksionit të Avokatit të Popullit mbi institucionet ndërkombëtare, që ushtrojnë autoritet

publik në Kosovë, siç është KFOR-i, Zyra Civile Ndërkombëtare dhe EULEX-i, gjë që e kufizon

dukshëm fushëveprimin e operacioneve dhe mund t’i lë të pavënëre nga Avokati i Popullit shumë

shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut të kryera nga zyrtarët e institucioneve ndërkombëtare .

Pavarësia e Revizorit të Përgjithshëm duket të jetë në rrezik, ngase Revizori i Përgjithshëm aktual është

emëruar nga Zyra Ndërkombëtare Civile (ZNC) dhe ngase duket të mos ketë mjete juridike për

Revizorin e Përgjithshëm që të ushtrojë ankesë nëse ai/ajo shkarkohet nga ZNC. Ngjashëm me Avokatin

e Popullit, në përgjithësi ekziston një mospajtim me rekomandimet dhe raportet e Revizorit të

Përgjithshëm, gjithashtu me gjasë që nuk parashihen sanksione, nëse autoriteti publik nuk i përmbahet

rekomandimeve të Avokatit të Popullit. Gjithashtu, në Kuvendin e Kosovës diskutohet shumë pak për

të gjeturat e Revizorit të Përgjithshëm, gjë që tregon se Kuvendi i Kosovës nuk i kushton rëndësi

raporteve të Revizorit të Përgjithshëm. Marrëdhënia ndërmjet Revizorit të Përgjithshëm dhe Komisionit

Mbikëqyrës të posa themeluar duhet të zhvilohet ende, ndërsa nuk është e qartë akoma, nëse struktura

aktuale e komisionit do të vazhdojë të ekzistojë pranë Kuvendit. Revizori i Përgjithshëm, gjithashtu

përballet me ndarjen e pamjaftueshme të burimeve dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria.

Si në rastin e Avokatit të Popullit, operacionet e Revizorit të Përgjithshëm lidhur me institucionet e

sigurisë mund të kompromitohen me kërkesat ligjore për klasifikimin e informatave dhe mundësinë

(veçanërisht Agjencia e Kosovës për Inteligjencë) për të ndikuar në procedurat e verifikimit të sigurisë

për zyrtarët e Zyrës së Revizorit. Format tjera të mundshme të ndërhyrjeve të qeverisë në operacionet e

Revizorit të Përgjithshëm, si vonimi i publikimit të raporteve, “korrigjimi” i raporteve dhe presioni mbi

zyrtarët e tij (madje edhe mbi Zëvendës Revizorin e Përgjithshëm) e minojnë kredibilitetin e Revizorit të

34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!