20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Legjislacioni që e rregullon Institucionin e Avokatit të Popullit është rishikuar nga UNMIK-u në shkurt

të vitit 2006. Ky legjislacion zbatohet akoma, ndonëse tani duhet të interpretohet në pajtim me dispozitat

e Kushtetutës së Republikës së Kosovës së 15 qershorit 2008. 15 Statusi ligjor i pavarur dhe kompetencat e

Avokatit të Popullit mbeten pothuajse plotësisht të njëjta si më parë. Megjithatë, sipas legjislacionit të ri,

nuk ekziston më mundësia që Avokati i Popullit të përmbyllë marrëveshje me KFOR-in dhe të shtrijë

juridiksionin e tij mbi shkeljet e të drejtave të njeriut që i atribuohen KFOR-it. Sa i përket rasteve, ku

është i përfshirë UNMIK-u, Avokati i Popullit ka juridiksion vetëm në bazë të marrëveshjeve bilaterale

me PSSP-në. Prandaj, që nga viti 2006, juridiksioni i Avokatit të Popullit kufizohet në institucionet e

Kosovës, që në atë kohë përfshinte Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse në Kosovë, të themeluara

me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, në vitin 2001 dhe e cila, që nga

shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, përfshin institucionet publike të Republikës së

Kosovës. Avokati i Popullit është pajisur me një sërë kompetencash të reja, të cilat, megjithatë mbeten

“kompetenca të buta”, p.sh. t’i këshillojë institucionet e Kosovës për çështjet e të drejtave të njeriut, të

bëjë rekomandime në lidhje me legjislacionin dhe të përgatisë raporte për gjendjen e të drejtave të

njeriut në Kosovë. Elementet e reja përfshinë të drejtën për vlerësimin e legjislacionit që të jetë në

përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përveç ekzistimit të kompetencës për

hetimin e shkeljeve apo abuzimeve të të drejtave të njeriut nga vetë institucionet e Kosovës.

Ombudspersoni mban të drejtën për qasje dhe kontrollimin e dosjeve dhe dokumenteve të cilitdo

institucion të Kosovës dhe mund të hyjë dhe kontrollojë çdo vend ku njerëzit janë privuar nga liria e

tyre. Megjithatë, përcaktohet në mënyrë të qartë, që Avokatit të Popullit mund t’i mohohet qasja në

dokumente, nëse lëshimi i informatës së tillë kufizohet me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave

personale. Për më tepër, kur Avokati i Popullit vie në përfundim, pas hetimeve, që të drejtat e caktuara

janë shkelur ose autoriteti i caktuar është keqpërdorur, atëherë Avokati i Popullit kufizohet ende në

dorëzimin e rekomandimeve institucionit publik përkatës. Madje, edhe nëse vetë Avokati i Popullit e

kontakton drejtpërsëdrejti autoritetin publik lidhur me ankesën ose rekomandon pezullimin e

ekzekutimit të vendimit në fjalë, sepse mund të ketë pasoja të riparueshme, por kjo jodomosdoshmërisht

nënkupton, që autoriteti publik përkatës duhet ta zbatojë rekomandimin e propozuar nga Avokati i

Popullit. 16 Nëse, pas rekomandimeve të bëra nga ana e Institucionit të Avokatit të Popullit, autoriteti

publik nuk vepron në pajtim me rekomandimin, i vetmi mjet juridik në dispozicion të Avokatit të

15 Rregullorja e UNMIK-ut, nr. 2006/6 për Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë, të ndryshuar me Rregulloren e

UNMIK-ut nr. 2007/15.

16 Po aty, nenet 4.6 dhe 4.7.

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!