20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

projekte me vlerë më të vogël se 200,000(dyqind mijë) euro. 100 Veç kësaj, Ministria e FSK-së menaxhon

infrastrukturën dhe pajisjet pronë shtetërore, të cilat i janë ndarë Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së. 101

Ministria e FSK-së i nënshtrohet revizionit të Revizorit të Përgjithshëm. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe

për vetë FSK-në. Ndonëse, në ligj nuk saktësohet askund qartësisht, që FSK-ja është organizatë

buxhetore, Kuvendi i Kosovës e miraton buxhetin për FSK-në, ndaras nga buxheti i Ministrisë për

Forcën e Sigurisë së Kosovës. 102 Kjo nënkupton që FSK-ja është organizatë buxhetore në vete dhe

prandaj bie nën juridiksionin e Revizorit të Përgjithshëm.

2. Policia e Kosovës

Policia e Kosovës themelohet si organ ligjor, që vepron si shërbim publik në kuadër të fushëveprimit të

Ministrisë së Punëve të Brendshme. 103 Policia e Kosovës e ka buxhetin e saj, i cili është buxhet i ndarë në

kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe është përgjegjës për zbatimin dhe menaxhimin e

buxhetit. 104 Prandaj, është organizatë buxhetore dhe i nënshtrohet revizionit të Revizorit të Përgjithshëm.

3. Këshilli i Sigurisë i Kosovës

Statusi ligjor i Këshillit të Sigurisë së Kosovës ende nuk është definuar qartë me ligj. Ndërsa, në parim

ka rol këshilldhënës ndaj qeverisë për çështjet e sigurisë, Këshilli i Sigurisë së Kosovës gjithashtu mund

të ushtrojë pushtet ekzekutiv kur Presidenti shpall gjendje të jashtëzakonshme. Kryemisnitri e kryeson

Këshillin e Sigurisë në gjendje normale, ndërsa gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Presidenti i Kosovës e

kryeson Këshillin e Sigurisë. 105 Prandaj, Këshilli i Sigurisë është më tepër se një organ këshilldhënës. Kjo

mbështetet më tutje me faktin, që Këshilli i Sigurisë ka strukturën e vet administrative, të ndarë nga

Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Presidentit. Këshilli i Sigurisë ka Sekretariatin dhe Qendrën e Situatave

dhe mund të themelojë komisione të ndryshme. 106 Ndërsa, ligji është i heshtur për atë nëse Këshilli i

Sigurisë së Kosovës është organizatë buxhetore apo jo, është fakt që ka kompetencat dhe përgjegjësitë e

veta sipas ligjit dhe struktura administrative e ndarë qon në përfundim, që Këshilli i Sigurisë së Kosovës

100 Po aty, neni 3.9.

101 Po aty, neni 3.10.

102 Po aty, neni 4.1

103 Ligji për policinë, neni 4

104 Po aty, neni 67.

105 Ligji për themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, nenet 4 dhe 14.

106 Po aty, nenet 16, 17 dhe 18.

25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!