20.11.2014 Views

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

Indpendent Agencies Report - Alb, Ser, Eng.pdf - QKSS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

praktikave të këqija. Prandaj, është shumë e rëndësishme që institucionet e pavarura të aplikojnë

autoritetin e kontrollit ligjor mbi institucionet e sigurisë sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që

të baraspeshojnë dobësitë e mundshme të qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të mund të

sigurojnë, që institucionet e sigurisë të funksionojnë në kuadër të kufijve të tyre kushtetues.

HYRJE

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, më 15 qershor 2008 ka ndryshuar në mënyrë domethënëse

arkitekturën e sigurisë në Kosovë. Përderisa KFOR-i/NATO-ja mbetet përgjegjëse sipas Rezolutës 1244

(1999) për ofrimin e sigurisë ushtarake për territorin e Kosovës, Kushtetuta, në pajtim me Propozimin

Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit të Kosovës më 15 mars 2007, ka themeluar institucionet e reja të

sigurisë dhe kornizën e përgjithshme të sektorit të sigurisë, parimet qeverisës të së cilave janë përfshirë

në Kushtetutë. Kushtetuta, në mënyrë të qartë e bënë shtetin e Kosovës të ketë pushtet mbi zbatimin e

ligjit, sigurinë, drejtësinë, sigurinë publike, inteligjencën, organet civile emergjente dhe mbi kontrollin e

kufijve në territorin e vet. 1

Institucionet primare të sigurisë në Kosovë përfshijnë: Forcën e Sigurisë së Kosovës, Këshillin e Sigurisë

së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Autoritetin Civil të Aviacionit.

Këto institucione janë të obliguara të veprojnë me transparencë të plotë dhe në pajtim me standardet

demokratike e me të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht. Ato, gjithashtu i nënshtrohen

kontrollit civil dhe demokratik, i cili ushtrohet kryesisht nga Kuvendi i Kosovës. 2 Megjithatë,

institucionet e pavarura siç janë: Institucioni i Avokatit të Popullit, Auditori i Përgjithshëm dhe Agjencia

Kundër Korrupsionit, konsiderohen si gurthemel të demokracisë, prandaj i jepet pushtet mbikëqyrës

mbi institucionet e sigurisë gjithashtu. 3 Këto institucione të pavarura, japin llogari drejtpërsëdrejti para

popullit të Kosovës përmes përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës, luajnë rol kyç në

organizimin e ndarjes së pushtetit, duke siguruar kontrollin reciprok dhe respektimin e sundimit të

ligjit. 4 Kjo i referohet jo vetëm degëve klasike të pushtetit, siç janë qeveria (dhe administrata e vet

publike), gjyqësori dhe dega legjislative, por gjithashtu edhe institucioneve të sigurisë të posa

1 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 125.1.

2 Po aty, neni 125.2 dhe 125.4.

3 Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE Kosovë), Agjencitë dhe institucionet e

pavarura në demokracinë në Kosovë, dhjetor 2007, fq. 1.

4 Po aty,

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!