22.11.2014 Views

GJUHE SHQIPE 1-9 perfundimtare - IZHA

GJUHE SHQIPE 1-9 perfundimtare - IZHA

GJUHE SHQIPE 1-9 perfundimtare - IZHA

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

14

Objektivat e programit

Programi lëndor është strukturuar në linja që vijnë njëra pas tjetrës dhe për secilën prej

tyre janë hartuar një sërë objektivash. Linjat e programit janë ndarë në nënlinja. Për secilën

nënlinjë janë hartuar objektiva, të cilët nuk synojnë të përshkruajnë vetëm përmbajtjen, por edhe

shprehi e qëndrime, që janë po aq të domosdoshme, sa edhe përmbajtja. Linjat dhe nënlinjat janë

vendosur në kolonën e majtë dhe objektivat përkatës në kolonën e djathtë. Pavarësisht se

objektivat janë hartuar për çdo linjë, në zbatim lënda duhet parë si një e tërë, me ndërthurje të

linjave me njëra-tjetrën. Objektivat e të nxënit grupohen në objektiva të njohurive, aftësive e

shprehive dhe qëndrimeve.

Realizimi i objektivave në tema ose njësi dhe renditja e tyre është zgjedhje e lirë e

zbatuesve të programit. Objektivat e programit janë për të gjithë nxënësit dhe të detyruara për

përdoruesit e programit. Kjo do të thotë që të gjithë nxënësve duhet t’u jepet mundësia që të

nxënë ç’ka përshkruhet tek objektivat. Një objektiv përmbushet në nivele të ndryshme nga

nxënës të ndryshëm.

Le të marrim një objektiv nga programi: “Nxënësit duhet të jenë të aftë të shkruajnë një

ndodhi personale”. Kjo do të thotë se të gjithë nxënësve duhet t’u jepet mundësia që të shkruajnë

një ndodhi personale, por jo nga të gjithë do të pretendohet i njëjti nivel realizimi. Një nivel

arritjeje është zbatimi i disa hapave të domosdoshëm për shkrimin e një teksti të tillë. Një nivel

më i lartë se ky është cilësia e mirë e trajtimit të secilit nga hapat e një shkrimi të tillë. Nëse të

gjithë hapat do të zhvilloheshin sipas kërkesave të mësuara, atëherë do të kishim përmbushjen e

këtij objektivi në një nivel të lartë.

Mësuesi dhe autorët e materialeve mësimore duhet të mbulojnë të gjitha nivelet e

nxënësve.

GJUHË SHQIPE

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!