22.11.2014 Views

GJUHE SHQIPE 1-9 perfundimtare - IZHA

GJUHE SHQIPE 1-9 perfundimtare - IZHA

GJUHE SHQIPE 1-9 perfundimtare - IZHA

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

96

Linja: TË SHKRUARIT

Orë të sugjeruara: 30 orë

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit përcaktojnë qëllimin, temën dhe lexuesin për të realizuar në mënyrën dhe formën e

duhur punën me shkrim. Ata planifikojnë dhe mbledhin informacion nga burime të ndryshme

(edhe elektronike). Nxënësit shkruajnë tekste koherente duke u përqendruar në temën që do të

trajtojnë dhe duke lidhur logjikisht fjalitë në paragraf dhe paragrafët mes tyre, mbështetin idetë

me fakte, opinione, argumente të thjeshta ose shembuj të ndryshëm. Ata praktikohen të

përdorin gjatë të shkruarit gjuhën standarde. Nxënësit përmirësojnë dhe korrigjojnë formën dhe

përmbajtjen e punëve të tyre me shkrim. Ata shkruajnë tekste për qëllime të ndryshme

personale, krijuese dhe funksionale. Nxënësit përdorin kompjuterin për disa nga punët me

shkrim.

Nënlinjat Objektiva Terma/koncepte

Të shkruarit

si proces

Planifikimi i të shkruarit

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përcaktojnë tematikën, qëllimin dhe lexuesin për një

larmi punësh me shkrim;

të mbledhin dhe përzgjedhin fakte, informacione,

komente etj., nga një ose më shumë burime të

shtypura ose digjitale për të pasuruar të shkruarit;

të zgjedhin nga informacionet e mbledhura ata që

janë më të përshtatshme për qëllimin që kanë (p.sh

nëse do të shkruajnë një intervistë për fëmijërinë e një

personi të njohur, atëherë nga informacionet që kanë

mbledhur për jetën dhe veprën e tij do të veçojnë

kryesisht ato që kanë lidhje me këtë moshë);

të rendisin ose të klasifikojnë informacionin gjatë

përgatitjes paraprake për punën ose detyrën me shkrim

( kur është e nevojshme renditen në një tabelë) në

kyçe

Tematikë

Qëllim

Lexues

Mbledhje

informacioni

Burim

informacioni

Përzgjedhje

informacioni

Renditje e

informacionit

Shqyrtim kritik

i informacionit

të mbledhur

GJUHË SHQIPE

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!