22.11.2014 Views

GJUHE SHQIPE 1-9 perfundimtare - IZHA

GJUHE SHQIPE 1-9 perfundimtare - IZHA

GJUHE SHQIPE 1-9 perfundimtare - IZHA

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

15

Orët mësimore

Në program, për secilën linjë është shënuar një sasi orësh sugjeruese. Shuma e orëve

sugjeruese për secilën linjë është e barabartë me sasinë e orëve vjetore të përcaktuar në Planin

Mësimor të Arsimit Bazë. Kjo ka si qëllim që, përdoruesit e programit të orientohen për peshën

që zë secila linjë në orët totale vjetore. Për klasën e nëntë, 10 orë mësimore janë parashikuar të

përdoren në fund të vitit shkollor për përgatitjen e nxënësve për Provimin e Lirimit, për të

cilën përzgjidhen njohuritë thelbësore të të gjitha viteve, të cilat kanë rol parësor në formimin

gjuhësor të nxënësve.

Programi i Gjuhës shqipe është strukturuar në linja që vijnë njëra pas tjetrës, por kjo nuk

do të thotë që mësimdhënia do të zhvillohet në këtë renditje gjatë viteve shkollore. Është e

rëndësishme të theksojmë se brenda një ore mësimi mund të realizohen: të lexuarit, të shkruarit,

të folurit, të dëgjuarit dhe njohuri rreth sistemit gjuhësor, pavarësisht se cila linjë do të ketë

peshë specifike më të madhe. Përdoruesit e programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore

të lëndës.

Shpërndarja e orëve të sugjeruara sipas linjave

Theksojmë edhe një herë që brenda një ore mësimi nxënësit duhet të lexojnë,

shkruajnë, dëgjojnë, lexojnë dhe marrin njohuri rreth sistemit gjuhësor. Natyrisht që në një

orë mësimi, njëra nga linjat ka peshë më të madhe se të tjerat. Pra, nëse në klasën e tretë, në

linjën e të folurit sugjerohen 15 orë, kjo do të thotë që në 15 orë i kushtohet më shumë kohë dhe

rëndësi kësaj linje.

Raporti, në përqindje njohuri të reja-përpunim njohurish

Raporti njohuri- përpunim njohurish në programin e gjuhës shqipe është 60- 70%

njohuri me 30 -40 % përpunim njohurish.

GJUHË SHQIPE

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!