07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër Mësuesi

II

nevojën e çuditshme për të komunikuar me çdo gjallesë si vëzhguesja më e mirë e çdo

ndryshimi. Gushëkuqi është dëshmitari më i mirë i këtij mjedisi.

Vajza është një vëzhguese e vëmendshme e çdo detaji dhe kureshtjen e saj mund ta

shuajë ai banori i përhershëm i kopshtit, gushëkuqi . Nëpërmjet paralelizmit figurativ “

ajo filloi t’i fishkëllente, t’i fliste dhe ta përkëdhelte me fjalë, kurse zogu vazhdonte të

kërcente dhe të cicëronte” tregohet më së miri se natyra vërtet të tjetërson. Kënaqësia

është e njëllojtë për çdo qenie të gjallë. ”dukej sikur donte t’i tregonte vajzës se edhe një

gushëkuq mund të jetë po aq i rëndësishëm sa një njeri.”.Natyra brenda vetes fsheh dhe

mistere dhe për të zbuluar këto të fshehta të duhet çelësi për të hapur dyert e saj.

Dëshirat e vajzës shtohen më shumë me gjetjen e këtij çelësi. Përcillet mesazhi: Ta

duash natyrën, ta mbrosh dhe të kujdesesh për të sot e çdo ditë. Kujdesi për kopshtin

tregon kujdesin për një të ardhme më të mirë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:

Nxënësi/ja jep vlerësime rreth mesazheve që përcjell teksti , duke treguar rëndësinë që ka natyra në

shëndetin tonë si dhe misteret që ajo përmban.

Vlerësimi:Vlerësimi i nxënësit mbështetet në zhvillimin e përmbledhur të ngjarjes, mesazhit që ajo përcjell,

detyrat tona për të ardhmen.

Detyrat dhe puna e pavarur: Vazhdoni ngjarjen, duke i vendosur episodit tuaj rrëfimtar shkrimit tuaj, titullin:

“Gushëkuqi tregon rrugën”

Data:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë Shqipe Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore: Madhështi e njerëzve P. Budi Situata e të nxënit: Historia e

popullit shqiptar dhe heroizmi i

bijve të tij.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:

1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.

2. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

3. Kompetenca personale.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja

-lexon poezinë me intonacionin e duhur;

-ndërton fjali me fjalët e reja;

-nënvizon figurat letrare dhe tregon përdorimin dhe funksionin e tyre;

-kthen në prozë poezinë.

Fjalët kyçe:

Pleq bujarë, djem të rij, perandorë,

letërorë.

Burimet:

Teksti i nxënësit, material për letërsinë e vjetër shqipe, poezi të tjera të

Lidhja me fushat e tjera ose me

temat ndërkurrikulare:

Pjetër Budit.

Historia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

-Kontroll njohurish -Stuhi mendimesh -Praktikë e drejtuar -Praktikë e pavarur

110

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!