07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjuha Shqipe 7

dhënë edhe shembuj të tjerë, të ngjashëm me ato të librit.

Si do t’i formulojmë rregullat e drejtshkrimit për rastet në libër?

a- Vendosim gjithmonë presje para lidhëzave kundërshtore dhe përmbyllëse.

b- Ndahen me presje lidhëzat bashkërenditëse shtuese dyfishe (jo vetëm...por edhe)

dhe lidhëzat shtuese e veçuese, të përsëritura (as...as, o...o, ose...ose, ja...ja.)

c- Ndahen me presje fjalitë e bashkuara pa lidhëza.

d- Ndahen me presje fjalitë e varura me lidhëzat nënrenditëse.

Hapi i pestë- punë në grupe

Në grupe dyshe, nxënësit zhvillojnë lojën mësimore: një nxënës thotë rregullin, tjetri jep

shembujt; këmbejnë rolet: ai që tha shembujt, thotë rregullin e kështu me radhë.

Hapi i gjashtë- punë në grupe

Ndahen nxënësit në 4 grupe dhe në tabelë shkruajnë me bojëra uji 4 rregullat e përdorimit të

presjes dhe i afishojnë në muret e klasës dhe qëndrojnë aty gjatë gjithë orëve të drejtshkrimit.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:

Hapi i shtatë-punë e pavarur

Ushtrimi 1, klasa e shkruan saktë tekstin në fletore, qortojnë gabimet me njëri-tjetrin në

përdorimin e pikës, presjes, shkronjën e madhe.

hapi i tetë-punë në grupe

Ushtrimet 2, 3, 4, nxënësit i plotësojnë në libër në grupe dyshe, mësuesi kontrollon punën e

tyre. I përsëritin rastet e përdorimit të presjes.

Hapi i nëntë- punë në grupe

Ushtrimin 5, nxënësit në grupe dyshe punojnë me pjesën”Sekreti i shtëpisë në ishull” që e

kanë në tekst, nënvizojnë rastet e përdorimit të presjes dhe thonë cilit rregull i përkasin. Pasi

mbarojnë, lexojnë rastet, argumentojnë mendimet.

Zgjidhja e ushtrimeve:

Ushtrimi 1; Nuk do të ndodhë asgjë. Kjo vlejti si përgjigje për dyshimet e Arbenit. Fundja,

unë kërkoj nga ju të më ndihmoni. Sidoqoftë, plaku doli nga spitali dhe ai mbeti sërish vetëm.

Por të mos harrojmë se kishte lënë pas hijen e trupit të tij të gjatë me energjinë dhe dëshirën

për t’u kthyer medoemos pranë bletëve. Meqë mbeti vetëm në dhomë, filloi të ëndërronte.

Ushtrimi 2; bashkërenditëse kundërshtore; shtuese e përsëritur; e nënrenditur rrjedhimore; hyn

në mes të një fjalie; shtuese e përsëritur.

Ushtrimi 3; Guri pëlcet, po njeriu s’pëlcet.(kundërshtore).

Le çanta që na humbi, por na morën edhe çelësat.(shtuese, lidhëza dyshe).

Vetëm të vinte me ne, pa të bëhej ç’të bëhej.(bashkërenditëse përmbyllëse).

Ishte e pamundur që të ecnim në atë rrugë, prandaj i ramë gjatë. (fjali e përbërë me tri

pjesë).

Shoqja e saj, megjithëse ishte e sjellshme, nuk më pëlqeu.(futet në mes pjesa e varur ).

Ndonëse ishin bllokuar rrugët, ushqimet dhe barnat erdhën shpejt.( fjalia e varur, para

kryesores).

Ushtrimi 4; shtuese e përsëritur; shtuese dyshe; fjalia e varur në mes të pjesës kryesore;

bashkërenditëse kundërshtore.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës:

Përdorimi i drejtë i gjuhës: Nxënësi përdor presjen, duke respektuar të gjitha rastet e dhëna në

libër, i shkruan saktë në fjali apo në një tekst që krijon vetë.

223

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!