07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjuha Shqipe 7

Kështu që do të preferoja të ndalesha në një rekomandim të vetëm, të cilin do jesh në gjendje

që ta vësh në zbatim edhe tani, teksa je zhytur në iPad-in tënd; por as nuk do të bëj gabimin që

mos të ta këshilloj këtë gjë, jo për faktin se do dukesha një gjysh harraq dhe nopran, por sepse

atë e bëj edhe unë.

…Ajo për të cilin doja të të flisja, është më tepër sesa për një sëmundje që ka goditur brezin tënd

dhe madje edhe atë të djemve më të rritur sesa ty e që ndoshta shkojnë në universitet.

Kjo është humbja e kujtesës. Është e vërtetë se nëse të shkon në mendje të dish se kush ka qenë

Karli i Madh apo ku bie Kuala Lumpuri nuk të duhet veçse të shtypësh ndonjë tast dhe

menjëherë interneti do të ta thotë. Bëje këtë gjë kur duhet, por pasi ta kesh bërë, mundohu të

kujtosh çfarë të është thënë për të mos qenë i detyruar që ta kërkosh për herë të dytë nëse do të

jetë e domosdoshme, qoftë edhe për një punim në shkollë. Ka rrezik që ndërkohë që ti mendon

se kompjuteri mund të ta thotë në çdo moment, ti humbet shijen e të nxënit vetë.

Do të ishte njësoj sikur, duke ditur se për të shkuar nga një rrugë në tjetrën, ka autobusë apo

metro që të mundësojnë të zhvendosesh pa u lodhur(që në vetvete është shumë komode dhe

bëje sa herë që nxiton) mendon se kështu nuk ke më nevojë të ecësh. Por nëse nuk ecën

mjaftueshëm, bëhesh pastaj “i aftë tjetërsoj”, siç thuhet sot për ata që janë të detyruar të lëvizin

me karrocë me rrota. Dakord, e di që merresh me sport dhe kështu vë në lëvizje trupin tënd, por

të kthehemi te mendja jote. Kujtesa është një muskul si ata të këmbëve, të cilën nëse nuk e

ushtron rrudhet dhe ti transformohesh me një tjetër lloj aftësie, pra, që të flasim qartë, një idiot.

Për më tepër, sikurse për të gjithë ekziston rreziku që me plakjen vjen edhe Alzheimeri, një nga

mënyrat që të shmanget ky incident i pakëndshëm është të ushtrosh memorien.

Dhe ja cila është dieta ime. Çdo mëngjes mëso ndonjë varg, një poezi të shkurtër. Mirë do

ishte të bëje ndonjë garë edhe me miqtë e tu për të parë se kush mban mend më shumë. Nëse

nuk e pëlqen poezinë atëherë bëje këtë me formacionet e futbollistëve, por kujdes, sepse nuk

duhet vetëm të dish se kush janë futbollistët e Romës sot, por edhe ata të skuadrave të tjera, pse

jo edhe të skuadrave të së shkuarës. Bëj gara të kujtesës, ndoshta edhe për librat që ke lexuar

Provo njëherë nëse miqtë e tu do të kujtojnë dot se kush ishin shërbyesit e tre muskëtjerëve. Dhe

nëse nuk do duash të lexosh “Tre muskëtjerët atëherë bëje, ku di unë, me një nga historitë që ke

lexuar. Duket një lojë (dhe është e tillë) por do ta shohësh sesi koka jote do të popullohet nga

personazhe, histori, kujtime të çdo lloji. Do ta kesh pyetur veten se përse dikur kompjuterët

quheshin tru elektronik.

Ndodhte sepse ata konceptoheshin mbi modelin e trurit (tonë) tënd; por truri ynë ka më

shumë lidhje sesa një kompjuter. Është një lloj kompjuteri që e mban me vete, që rritet dhe

forcohet përmes ushtrimit, kurse kompjuteri që kë mbi tavolinë, sa më shumë e përdor aq më

shumë humbet shpejtësinë e veprimeve dhe pas disa vitesh do ndërruar. Ndërkohë që truri yt

mund të zgjasë deri në 90 vjet dhe në këtë moshë(nëse do ta kesh ushtruar) do të kujtojë më

shumë gjera nga ato që kujton tani. Dhe falas. Është pastaj kujtesa historike, ajo që nuk ka të bëjë

me faktet e jetës tënde apo me gjërat që ke lexuar, por me ato që kanë ndodhur para se ti të

lindje. Sot, nëse shkon në kinema, duhet të hysh në një orë fikse, kur filmi fillon dhe sapo fillon

dikush të kap si të thuash nga dora dhe të tregon se çfarë ndodh.

Në kohët e mia mund të hyje në kinema në çdo moment, e kam fjalën edhe në mes të

spektaklit, arrije aty ndërkohë që po ndodhnin disa gjëra dhe përpiqeshe të kuptoje se çfarë

kishte ndodhur më parë. Ja pra, jeta është si një film i kohëve të mia. Ne vijmë në jetë ndërkohë

që shumë gjëra kanë ndodhur tashmë, prej qindra e mijëra vjetësh dhe është e rëndësishme të

kuptosh atë që ka ndodhur para se ne të lindnim. Kjo për të kuptuar më mirë se përse sot

ndodhin shumë gjëra të reja. Tani, shkolla duhet të të mësonte të memorizojë atë që ka ndodhur

përpara se ti të lindje, por shihet se ajo nuk ia arrin siç duhet kësaj gjëje, pasi shumë të hulumtime

na thonë se të rinjtë e sotshëm, edhe ata të mëdhenjtë që shkojnë në universitet, nëse ta zënë

kanë lindur në 1990-ën nuk e dinë(dhe ndoshta nuk duan ta dinë) se çfarë ka ndodhur në vitin

1980(dhe këtu nuk e kam fjalën për ata që ka ndodhur 500 vjet më parë).

253

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!