07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjuha Shqipe 7

FRAGMENTE PËR DËGJIM

Mësimi: Kërkesa, shpjegime, keqkuptime

Fragmente situatash komunikimi

1. Joni, prapë i ke marrë ngjyrat e mia? I ke harxhuar të gjitha, dhe mua më duhen. Sa

herë të ka thënë mami që të mos i trazosh gjërat pa leje.

2. Aulona, në takimin me prindër, mësuesja më tha që nuk e ke vëmendjen në mësim.

Të njëjtën gjë më kanë thënë edhe mësuesit e tjerë. A ka ndonjë gjë që po të

shqetëson? Ti e di që mund t`i thuash çdo gjë mamit.

3. Sidriti: -Mami, të gjithë shokët po luajnë poshtë pallatit. A mund të dal edhe unë?

Mami:- Sidrit, a e sistemove dhomën tënde?

Sidriti: -Jo, harrova…

Mami: - Po ti e di që nuk mund të dalësh pa kryer detyrimet e tua.

Mësimi: Zbërthejmë përmbajtjen e filmit për fëmijë

Zbërthejmë përmbajtjen e filmit për fëmijë

Riçardi bashkë me familjen do të nisen me rulot për pushime dhe do të marrin me vete

Bethovenin, qenin e vëllait të tij, që i kujton qenin e fëmijërisë.

Pas shumë debatesh familjare, ata vendosin të mos e marrin me vete Bethovenin, por ta lënë në

një strehë kafshësh.

Bethoveni nuk i pëlqen aspak Betit, gruas së Riçardit, por Sara, vajza e tyre e vogël, është

veçanërisht e dhënë pas tij.

Bethoveni i shpëton nga duart kujdestares dhe ndjek nga pas familjen.

Ata ritakohen dhe vazhdojnë udhëtimin së bashku.

Dy keqbërës ndjekin familjen, e cila ka një CD që përmban një program për zhbllokimin e

kompjuterave.

Keqbërësit vjedhin rulotin e familjes, brenda të cilit ndodhen Sara dhe Bethoveni.

Bethoveni shpëton Sarën dhe policia arreston dy hajdutët.

Bethoveni fiton dashurinë dhe vlerësimin e gjithë familjes, por ata duhet t’ia kthejnë atë xhaxha

Xhorxhit.

Xhaxha Xhorxhi ka lënë një letër, ku i kërkon familjes të kujdeset për Bethovenin.

Familja e Riçardit zgjerohet: Bethoveni dhe disa miq të tij bëhen pjesë e saj.

Mësimi: Raporti informues

Raport informues për bibliotekat

247

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!