07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjuha Shqipe 7

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:

Hapi i katërt-punë e pavarur

Ushtrimi 1, një nxënës e punon në dërrasë, kurse klasa i shkruan saktë fjalët në fletore,

qortojnë gabimet.

Hapi i pestë - punë në grupe dyshe

Ushtrimet 2, 3, nxënësit i plotësojnë në libër në grupe dyshe, mësuesi kontrollon punën e

tyre. I shkruajnë në fletore rastet e përdorimit saktë të apostrofit.

Hapi i gjashtë - punë në grupe

Ushtrimin 4, nxënësit në grupe dyshe punojnë me tekstin “Zodiaku” që e kanë në tekst,

nënvizojnë rastet e përdorimit të apostrofit dhe thonë cilit rregull i përkasin. Pasi mbarojnë

lexojnë rastet, argumentojnë mendimet.

Zgjidhja e ushtrimeve

Ushtrimi 1; do t’i kërkoja; do t’i flas; për t’i pasur si dëshmi; me t’i thënë një fjalë; do t’u

kërkosh falje; t’u marrësh nga një dhuratë; do t’u kisha lajmëruar; do t’u përgjigjem

menjëherë; t’jua them hapur; do t’jua kisha thënë më parë; do t’jua lehtësojë shumë punën; të

m’ia thuash të gjitha fjalët; do t’ia tregoja.

Ushtrimi 2; për ta kryer vizitën; më duhej ta mbaja ...; ai s’i dëgjoi këshillat... prandaj s’iu

kthye shëndeti.

Ushtrimi 3; drejtori i shkollës; ç’të tha; s’folën; m’i jep lapsat me ngjyra; me t’u dalë përpara;

ta mori dorën.

Ushtrimi 4; s’i kam njohur; e si t’i shihje; mund t’i shihja; e lehtë për t’u njohur; s’e njeh dot;

s’do të reshtnim; s’kaloi kohë; Po kjo ç’është; s’të linte pikë dyshimi; s’bënte asgjë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës:

Përdorimi i drejtë i gjuhës: Nxënësi përdor apostrofin, duke respektuar të gjitha rastet e

drejtshkrimit, i shkruan saktë në fjali apo në një tekst që krijon vetë.

Burimet:

Lidhja me fushat e tjera:

Libri i gjuhës shqipe, klasa VII.

- Zhvillon komunikimin në çdo lloj fushe

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe.

Fleta për verifikimin e kompetencave.

Vlerësimi:

- Vlerësim me gojë në situatën e të nxënit.

- Vlerësimi në punën me grupe.

- Vlerësim me shkrim në zgjidhjen e

ushtrimeve.

Detyra dhe puna e pavarur:

Grupi I: Shkruani rregullat e përdorimit të

apostrofit dhe nga pesë shembuj për secilin

Grupi II: Ushtrimi 5 (sipas kërkesës).

TEMA: DREJTSHKRIMI I EMRAVE QË KA DY TRAJTA SHUMËSI.

Fusha:

Lënda: Tematika:

Shkalla: III

Gjuhësia Gjuha shqipe Drejtshkrim

Klasa: VII

Tema mësimore:

Drejtshkrimi i emrave që ka dy trajta

shumësi.

Metoda e teknika:

Puna në grup;

Puna e pavarur;

Pyetje në dyshe.

Fjalë kyçe:

rregulla drejtshkrimore,

emra me dy trajta

shumësi.

177

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!