07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër Mësuesi

Andon Zako Çajupi

(27 mars 1866 - 11

korrik 1930), ishte poet i

shquar, veprimtar patriot

dhe shqiptar. Ka lindur

në Sheper të Zagorisë

(Gjirokastër )

"Baba Tomorri" 1902

“Burri i dheut” - tragjedi

1908

“14 vjeç dhëndër” -

komedi

→ Lexim me role

Mësuesi/ja ndan rolet dhe u kërkon nxënësve të nënvizojnë pjesën që ju pëlqen më shumë ose që i bën për të

qeshur.

Fjalë dhe shprehjet e reja

U kërkohet nxënësve të nënvizojnë fjalët e reja. Shkruhen fjalë në dërrasën e zezë, zbërthehet kuptimi i tyre

dhe nxënësit formojnë fjali me to.

Pyetje rreth të kuptuarit

-Cila është tema e bisedës mes dy personazheve?

-Pse janë të shqetësuar ata?

-Ç’përmbajtje kishte nekrologjia e Lulushes?

-Cila është arsyeja e pakënaqësisë dhe zemërimit të Adham-Utit?

Ritregimi i brendisë e tekstit

1-2 nxënës thonë me fjalët e tyre brendinë e tekstit.

Mesazhi

Mësuesi/ja pyet: Cili është mesazhi që merrni nga kjo komedi?

Pyetje( Diskutim)

Vesi që godet Çajupi është shtirja e njerëzve, ku përmes situatave komike demaskon mediokritetin,

mendësitë e prapambetura, njerëzit dritëshkurtër që shqetësohen për kotësira.

Më pas mësuesi/ja i lë nxënësit të diskutojnë rreth shfaqjeve të tilla sot.

- A njihni njerëz me vese të tilla?

- Çfarë mendoni për ta? Ç’këshillë do t’u jepnit?

-Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura

Diskutim

− A ju pëlqeu ky tekst? Pse?

− Çfarë ju pëlqeu më shumë?

− Çfarë përjetuat ju ndërsa e lexuat atë pjesë?

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për dallimin e komedisë, si lloj i tekstit letrar; për zbërthimin dhe rrëfimin e

brendisë të tekstit dramatik; për formulimin e mesazhit të tekstit dramatik; për gjykimin dhe vlerësimin e

mesazhit të komedisë sipas këndvështrimit dhe përvojës personale dhe lidhjen me aktualitetin dhe veset

negative të kohës.

Detyrë shtëpie: Mësuesi udhëzon një grup nxënësish që të ndajnë rolet dhe orën e ardhshme të interpretojnë

fragmentin nga komedia “Pas vdekjes”. Në varësi të mundësive, nxënësit mund të kujdesen edhe për veshjet

e dy personazheve duke iu referuar ilustrimeve në tekstin e nxënësit

124

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!