07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjuha Shqipe 7

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të

fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

-lexon pjesën për ta kuptuar atë;

-formulon një pesëvargësh me fjalën kyçe;

-flet shkurtimisht për autorin e pjesës;

-dallon argumentet që mbështesin tezën;

- interpreton efektin që krijojnë frazat në

gjuhën e argumentimit;

-dallon frazat ku shprehen fakte dhe opinione;

-argumenton këndvështrimin e tij për temën.

Burimet: teksti mësimor, fotografi, shkrime

për atdheun, videoprojektor.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

-Pesëvargëshi -INSERT -Punë e pavarur

Fjalët kyçe:

-atdheu;

-i shtrenjtë;

-i lartë;

-dielli;

-mirënjohës;

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Shkencat shoqërore

Historia

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:

Ndërtoni një pesëvargësh me fjalën: atdheu

Ndërtimi i njohurive të reja: INSERT

Shkurtimisht për autorin: Lukiani lindi rreth viti 120 të erës së re, në qytetin Samosata të Sirisë dhe

vdiq në Egjipt rreth vitit 190. Ishte orator i famshëm, i njohur për natyrën e mprehtë të shkrimeve të

tij satirike. Fama e tij, megjithatë, është e lidhur kryesisht me dialogjet me përmbajtje morale,

filozofike dhe fetare karakterizuar nga një stil satirik dhe polemik, djegës sidomos ndaj cinikëve. Ai u

përkushtua në mbledhjen e historive dhe legjendave të traditës greke.

Pas leximit të pjesës së Lukianit “Atdheu”, nxënësi/ja rrethoni shkronjën V, kur pohimet

përputhen me tekstin dhe, në rastin e kundërt, shkronjën G.

Nxënësit punojnë me shenjat e tabelës INSERT në fletore dhe pasi e përfundojnë atë, e

kategorizojnë duke e përmbledhur me fjalët e tyre çdo koncept që kujtojnë ose mësojnë rreth tekstit

argumetues.

Kujtojmë: Teksti argumentues ka si qëllim të bindë lexuesin për një çështje të caktuar

nëpërmjet fakteve, shembujve, provave dhe gjykimeve praktike. Autori i një teksti

bindës formulon një çështje, e cila shfaqet e gatshme për lexuesin ose është e

nënkuptuar. Çështja është një pohim, një ide kyçe, mbi të cilën ndërtohet i gjithë

teksti. Vërtetësia e kësaj çështjeje dhe argumentimi rreth saj varen nga opinionet e

autorit, argumentet që ai sjell për ta mbështetur atë dhe për ta bindur lexuesin.

Mësojmë: Teza është një pohim në të cilin shprehet një gjykim a parim, vërtetësia e

të cilit duhet provuar e duhet argumentuar;

Argumenti është arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një

mendim; provë që sillet për të mbrojtur (argument pro) ose për të hedhur poshtë

diçka (argument kundër).

Nxënësit e dinë

informacionin që po

lexojnë

Informacioni i ri

për nxënësit

Nxënësit e

dinin ndryshe

informacionin

e ri

Informacioni

që nuk arrin ta

kuptojë

143

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!